Në takimin e organizuar me gazetarë, Ndocaj kërkon reformim të sistemit zgjedhor, si dhe krjimin e një qeverie që do t’ i shërbente çmontimit të klaneve kriminale në vend: Shqiptarët nuk e meritojnë .

    

Kreu i PBDKSH-së, z.Eduart Ndocaj, përmes një reagimi publik, në takim me gazetarë dhe përfaqësues të medias, ka kërkuar thirrjen urgjente të një tryeze të gjerë politike dhe dialogu për gjetjen e rrugëve dhe zgjidhjen e problematikave të shumta që po mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE.

Në këtë reagim, z.Ndocaj, nënvizoi si mjaft të rëndësishme, vullnetin e të gjithë klasës politike për të marrë përgjegjësitë e saj në pengesat e krijuara në proceset integruese, si dhe artikuloi nevojën e domosdoshme të reformimit të sistemit zgjedhor, përmes nryshimit thelbësor të Kodit Zgjedhor, me synim respektimin dhe garantimin e vullnetit të zgjedhësve, si një nga premisat bazike të afirmimit të vlerave demokratike dhe konsolidimit të rendit kushtetues në Shqipëri.

Ai, gjatë këtij takimi, akuzoi forcat e mëdha politike për mendësinë e tyre të deformimit të votës, duke vënë duart në vullnetin e zgjedhësve. Për këtë, ai fajësoi krerët e partive kryesore në vend, pasi sipas tij, kanë bërë të pamundurën për të dëmtuar partitë e vogla. Sipas, z.Ndocaj, subjekti që ai drejton, është “masakruar” në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017, ku në bastionin dhe në qendrën e mbështetjes së tij, është kryer krim elektoral i përmsave të llahtarshme, me dakortësinë dhe me skenarin e përfaqësuesve politik të forcave kryesore.

Nisur nga kjo premisë e deformimit dhe mosgarantimit të votës së lirë, ku subjekti i tij politik është nga më të rrezikuarat, z.Ndocaj, shumë shpejt do të ankohet pranë përfaqësive diplomatike dhe kancelarive të ndryshme europiane, duke këkrkuar ndikimin e tyre në përmbushjen e standarteve zgjedhore që garantojnë barazinë dhe paprekshmërinë e votës. Në lidhje me zhvillimet aktuale politike, kreu i PBDKSH-së, e konsideroi qeverisjen e vendit si të lidhur me krimin dhe mafian.

Z. Ndocaj, cilësoi si të domosdoshme krijimin e shpejtë të një qeverie të re, e cila duhet të jetë produkt i tryezës dhe dialogut politik, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë shqiptarët duhet të ngrihen në lartësinë e qytetarëve europianë për të marrë në duar fatet e vendit të tyre, duke larguar klikën e krimit dhe oligarkinë që po sundon këtë vend.