Eduart Ndocaj: Sulmi ndaj meje i orkestruar politikisht nga Rama dhe qeveria e krimit. Media është mjeranizuar, duke i shërbyer qeverisë dhe duke u blerë me para droge dhe krimt

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Sulmi ndaj meje i orkestruar politikisht nga Rama dhe qeveria e krimit. Media është mjeranizuar, duke i shërbyer qeverisë dhe duke u blerë me para droge dhe krimt

By arberia on September 4, 2018. No Comments

  1. Eduart Ndocaj: Sulmi ndaj meje i orkestruar politikisht nga Rama dhe qeveria e krimit. Media është mjeranizuar, duke i shërbyer qeverisë dhe duke u blerë me para droge dhe krimt

t.

Në lidhje me lajmin e qarkulluar ditën e djeshme, ku raportohej për arrestimin e dy personave që vidhnin gomone në Korfuz dhe i fshihnin në shtëpinë e ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj, dhe që ishin të afërm të ish-deputetit, ky i fundit ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në profilin e tij facebook.

Z. Ndocaj, teksa ka qartësuar pozitën e tij në lidhje me ngjarjen, e ka cilësuar një sulm të orkestruar nga mediat dhe portalet proqeverisë, të cilat të financuara nga paratë e drogës dhe të krimit të organizuar janë shndërruar në megafonë të kryeministrit Rama. Ish-deputeti, përmes këtij shënimi në profilin e tij, ka aluduar se një sulm i tillë, vjen menjëherë pas një deklarate që ai bëri në një nga televizionet e vendit, ku premtoi se nëse do të zgjidhej kryebashkiak i Lezhës do ta shpallte “non grata” kryeministrin Rama.

Ja deklarata e plotë:

Nisur nga dezinformimi me prapavijë të pastër politike që disa portale të financuara nga qeveria e krimit dhe e mafias shqiptare shpërndanë ditën e djeshme një “lajm” në lidhje me arrestimin e dy të “afërmr” të mi, të cilët vidhnin gomone në Korfuz dhe gjoja i fshihnin në shtëpinë time, bëj me dije opinionin publik, se këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik. Ky sulm mediatik, i koordinuar dhe i paramenduar, erdhi menjëherë pas bërjes publike nga ana ime të qëndrimit tim ndaj kryeministrit të vendit, duke e shpallur “non grata” në rast të zgjedhjes sime si kryebashkiak i Lezhës. Në respekt të së vërtetës, si dhe në vlerësim të koherencës së veprimtarisë sime publike, sqaroj për opinonin se asnjë nga faktet e pretenduara nga portalet, të cilat me një ligësi të pashoqe sponsorizohen nga krimi i lidhur me politikën e qeverisë për të hedhur baltë mbi mua, nuk qëndrojnë dhe trajtohen në mënyrë të turpshme dhe joprofesionale. Shtëpia e pretenduar si e imja, menaxhohet që në vitin 2007 nga kunati im, dhe është në proces legalizimi, duke u zvarritur nga burokracitë e panumërta të qeveritarëve, të cilët zhvatin dhe vjedhin përditë pronat e qyetarëve të ndershëm. Me një gjuhë të pështirtë, plot pasaktësi dhe të mirëmenduar në qëllimin e tij dashakeq, gazetari në fjalë si një mercenar që paguhet me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar, ka lëshuar ndaj meje akuza të pabaza, për të cilat përgjigjen e tyre do e mësojë nga organet e drejtësisë. Të konsiderosh trafikant një 15 vjecar, kjo tregon amatorizmin e lajmit të përcjellë, por dhe pasionin e madh të gazetarit para eprorëve të tij për të baltosur me sa të jetë e mundur imazhin dhe reputacionin tim publik. Të hamendësosh mbi burimin e pasurisë sime, ndërkohë që unë, prej rreth 20 vitesh ushtroj biznesin tim në vendin fqinj të Italisë , biznes i njohur dhe i deklaruar sipas legjislacionit të vendit përkatës, është insinuatë tendencioze dhe dashakeqe në funksion të “porosisë” së dhënë nga mafia e pushtetit me qëllim barazvlerësimin e kredibilitetit tim me padronët e këtyre mediave që pasurohen me para të pista. Cdo qytetar i ndershëm, befasohet me këto procka mediatike që vijnë të porosituara, pasi njohin punën time, ndershmërinë dhe burimin e të ardhurave të mia, ndryshe nga politikanët dhe qeveritarët e këtij vendi, pronarët e mediave apo dhe sejmenët e tyre, të cilët pasurohen përmes mënyrave okulte dhe metodave korruptive të lidhura me pushtetin dhe me krimin e organizuar. Për të gjitha këto të trajtuara në mënyrë dalldisëse dhe me një synim të lig ndaj meje nga mediat që i “mbajnë ison” qeverisë, unë do të ndërmarr hapat e duhura procedurialë, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë me shpresën e palëkundur se do të marrin përgjigjen sipas hakës. Avokati im po përgatit procedurën duke kallëzuar penalisht për shpifje dhe fyerje gazetarin dhe median e burimit të dezinformacionit të shpërndarë rreth meje mbi këtë ngjarje. Ftoj mbështetësit dhe bashkëqyetarët e mi lezhianë, të vazhdojën të kenë besim tek vullneti im për të ecur përpara dhe i garantoj se asgjë nuk e lëkund projektin tim për të ndërtuar vlerat e një bashkësie solide dhe të qëndrueshme, të mëbshtetuara në princimet e lirisë, demokracisë dhe të prosperitetit.Fotografia e Eduart Ndocaj

Leave a Reply