Paralajmërimi i bujshëm i “kaubojsit”: Do ta shpall “non grata” Edi Ramën në Lezhë

Home » Aktualitet » Paralajmërimi i bujshëm i “kaubojsit”: Do ta shpall “non grata” Edi Ramën në Lezhë

By arberia on September 6, 2018. No Comments

Paralajmërimi i bujshëm i “kaubojsit”: Do ta shpall “non grata” Edi Ramën në Lezhë

Ish deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj i ftuar në studion e “Faxnews” ka zbuluar se nëse fiton postin e kryebashkiakut në Lezhë do të shpallë “non grada”, kryeministrin Edi Rama.

Ndocaj menjëherë pasi shpalli kandidaturën si kandidat i PBDKSH në Lezhë u shpreh se gjëja e parë që do të bëjë pasi të fitojë postin e kryebashkiakut, do të ndalojë hyrjen e Ramës në këtë qytet.

“ Sapo të bëhem kryetar bashkie do ta shpall “non grata” kryeministrin Edi Rama në Lezhë. Ai në 6 vite nuk ka sjellë asnjë investim për Lezhën. Turizmi në Lezhë, sot që flasim është i vdekur”, tha Ndocaj.

Leave a Reply