Video/ Eduart Ndocaj, përmes lobimeve siguron mbështetje të madhe nga miq dhe partnerë për thithjen e investimeve. Lezha dhe zhvillimi i saj ekonomik janë prioriteti i aspiratës për t’u zgjedhur kryebashkiak . Dhe programi lezha 2019.

Video/ Eduart Ndocaj, përmes lobimeve siguron mbështetje të madhe nga miq dhe partnerë për thithjen e investimeve. Lezha dhe zhvillimi i saj ekonomik janë prioriteti i aspiratës për t’u zgjedhur kryebashkiak

    

Ky esht nje program per LEZHEN . Ju lutemi na nisni edhe mendimet tuaj.
Bashkia e Lezhës do të menaxhohet së bashku me profesionistë dhe intelektualë që Lezhën nuk I mungojnë, por që ua kanë zënë vendin horrat që s’do kenë akses në asnjë zyrë bashkie. Dhe fondet do menaxhohen me transparencë, bashkë me qytetarët, duke marrë mendimin e qytetarëve për çdo investim apo projekt të bashkisë, sipas modelit zviceran. .
IPROGRAMI PER nfrastruktura & bujqësi:
1. Brenda 4 viteve çdo fshat do ketë rrugë të asfaltuara dhe qendra të ndriçuara.
2. Do rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë që të evitohen përmbytjet e qytetit.
3. Do ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave do jetë falas.
4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë.
5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës
6. Çdo familje në fshat që s’ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin e tokës.
7. Do ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian siç është në Tiranë dhe do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët.
PROGRAMI PER Mirëqënia Sociale:
1. Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm do ndërtojmë skema për rimbursim të ilaçeve
2. Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë asnjeri të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brenda dy viteve të para të mandatit tim.
3. Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi Bashkia Lezhë do japë 5000 lekë të reja në muaj.
4. Për çdo çift të ri bashkia I mundëson pagesën e 50% të qerasë.
5. Per çdo lindje të fëmijës së parë bashkia do të japë 100.000 lek shpërblim dhe 12 muajt e parë të çerdhes falas.
6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh.
7. Çdo familje që s’ka të punësuar bashkia do u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur nje tarifë fikse asistence 30 mije lek në muaj.
8. Bashkia Lezhë do paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë.

PROGRAMI PER Mirëqeverisje:
1. Te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do kenë ngrohje dhe ndriçim me sistemi diellor që do të garantohen nga fonde të sigurta nga projekte të BE për njësitë vendore në zhvillim.
2. Do ulim taksat e bashkisë për qytetarët me 50%, përfshirë taksën e tokës, për familjet që nuk kanë anëtarë të punësuar.
3. Çdo biznes i ri me mbi 10 punëtorë do përjashtohet nga taksat për 2 vitet e para.
4. Bashkai në bashkëpunim me biznesin do të sigorojë kurse falas sipas nevojave të tregut të punës sipas modelit dhe të mbeshtetur nga Bashkimi Europian .
5. Të rinjtë që mbarojnë shkollën me nota të shkëlqyera do të punësohen nga bashkia në profesionin e tyre pa asnjë burokraci.
6. Bashkia Lezhë do të ngrejë fonde për futjen e teknologjisë në shkolla dhe aftësimin teknologjik të publikut me anë të kurseve të ndryshme.
7. Do restaurojmë Pallatin e Kulturës me kushte bashkëkohore në bashkëpunim me LA SCALA DI MILANO. Do administrojmë talentet e reja dhe të afirmuara duke krijuar grupe artistike të të gjitha moshave.
8. Bashkia Lezhë do të paguajë 100.000 lekë shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në shenjë mirënjohje nga qyteti.
Administrimi i bashkise

PROGRAMI PER ARTIN DHE KULTUREN LEZHJANE.
Kultura dhe infrastruktura qe ka bere Bashkia e Qytetit Lezhe ne 28 vite eshte si me poshte.Lezha n’der vite ka pas shum qe kan dhene , per qytetaret e Lezhes ne Aktrim, Regjizur, Piktur,Poet,Shkrimtare,Muzikat,Instrumentis , e tje e tje.
1.Pallati kultures aktual do rikpstruktohet totalisht dhe do jete ne kushte optimale dhe multifunksional,per ata qe duan te shijojn nje spektakel.
2.Qytetaret lezhian nuk do paguajn as nje cent per per aktivitet qe do prganizohen nga bashkia lezhe apo pallati kultures.
3.Per artistet pallati kultures do jet ne dizpozicion 24 ore po ashu dhe per banden e qytetit ku do mund te kryejt prova dhe gjjthqka tjeter.
4.Perioritet kryesor eshte dhe ndertimi i nje kinemaje per qytetaret
5.Ne qytetin e lezhes do ndertojme nje muze ku do pasqurojm gjithqka nga arti dhe kultura,sigurisht ne mbeshteje te jashtzakoneshme te turizmit.
6.Bashkia lezhe do ndertoj me çdo kusht Shtepin muzi te homerit shqiptar At Gjergj Fishtes ku donatoret jan te shumt qe kjo veper te realizohet , por bashkia dhe institucionet kan qene gjithmon indiferent ndja ketij kolosi te letratures shqipetare.
7.Do ngrijme nje grup pune profesional ne arkiologji qe Bashkia do mbeshtes fuqimisht qe te nxjerre ne drit objektet qe kane mira vjet qe jane te fshehura nen toke dhe i perkasin kultures se lashte dhe qyteterimit tone.

TAKSA E LOKALEVE
Bashkia lezhes kthehet ne gjobevenes per lokalet qe kan nje tavolin jasht ne ambjent te hapur, qmimi per nje tavolin jashte 3shte 30mije lek te reja pra nje lokal me 5 tavolina paguan 150mije lek te reja ne 6 muje . Kjo esgte vjedhje e pa moraleshem , nje gjob kunder biznesit lezhjane .
Te dashur biznesnen lezhjan ajo qe garantoj un si kryetare i bashkise se ardheshme 2019 eshte .
1 , eliminimi i ksaj gjobe ordineren diten e pare te marrjes se mandatit te KRYETARIT TE BASHKISE LEZHE.
2. Ulia e takses se bashkise ne nivelin 25% te tarifes aktuale brenda 6 mujoreshit te pare .
3, trainimi i personelit nga ana e bashkise lezhe me kosto zero.
4, dhe cdo bizbes qe hapet i ri gjate qeverisies time te bashkise nuk do paguaje taksa bashkiake per 12 muaj..

Gruppo Ndocaj
Viti 2000 ishte piknisja e startimit te “Gruppo Ndocaj” me president Z. Eduart Ndocaj, një biznesmen i palodhur dhe një familjar shembullor. Sot mbushen 18 vite aktivitet në ndërtim e zhvillim ne Milano e mbarë Italinë, gjë që I ka mundësuar krijimin e partneriteteve serioze me kompanitë dhe autoritetet më të rëndësishme në Itali.
Bashkëpuntorët e “Gruppo Ndocaj” janë të shumtë në numër; mbi 20 mijë punëtorë kanë kaluar nga zyrat e “Gruppo Ndocaj” duke ju siguruar të ardhmen familjeve të tyre në Itali dhë Shqipëri. Mbi 16 mijë shqiptarë kanë bërë dokumentat e tyre për lejëqendrimi në Itali . Mbi 500 të vetpunësuar të vegjël kanë bashkëpunuar dhe u është siguruar punë nga kompania jonë gjatë kësaj kohe.
Z. Ndocaj i falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, duke i garantuar se do të vazhdojë të bashkpunojë me to edhe për të mirën e qytetit të Lezhës, dhe j’u uron të gjithëvë mbarësi familjare e mirënjohje.

Se bashku realizojm qytetit qe duam.

PROGRAMI PER NJE QEVERISIE DINITOZE PER LEZHEN . VOTO EDUART NDOCAJ .
www.pbdksh.al
Www.eduartndocaj.al
eduartndocaj@gmail.com
Cel. 0696577785
Cel it. 0039 347853478574001