Çmim i lartë edhe për “shfarosjen” e 3 BANDAVE banda Berisha , Banda Meta , Banda Rama gey, ky është fondi që SHBA-BE kanë akorduar për përgjime e arrestime politikanësh

Home » Aktualitet » Çmim i lartë edhe për “shfarosjen” e 3 BANDAVE banda Berisha , Banda Meta , Banda Rama gey, ky është fondi që SHBA-BE kanë akorduar për përgjime e arrestime politikanësh

By arberia on September 30, 2018. No Comments

Çmim i lartë edhe për “shfarosjen” e tyre, ky është fondi që SHBA-BE kanë akorduar për përgjime e arrestime politikanësh

Partnerët ndërkombëtar të reformës në drejtësi  SHBA-BE kanë akorduar 98 mln euro për përgjime e arrestime politikanësh. Politikanët e korruptuar dhe të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale do kalojnë të gjithë në përgjim.  Aktualisht, qendra e përgjimeve ndodhet në ambientet e Shërbimit Shtetëror Informativ, ku operon si SHISH, ashtu dhe Prokuroria. Mirëpo me ligjin e ri akses do ketë dhe Byroja e Hetimit, ekskluziviteti i të cilës janë vetëm zyrtarët e dyshuar për vepra të ndryshme korrupsioni. Ajo do ketë një seksion të posaçëm dhe do kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët.

Ekspertët të cilët kanë bërë gati ligjin si do të funksionojë prokuroria e posaçme dhe byroja kombëtare e hetimit pranojnë se pika më delikate e draftit është ajo e përgjimeve të familjarëve. Zyrtarët e lartë që do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja janë presidentë, ish-presidentë, anëtarë të këshillit të ministrave dhe ish-ministra, deputetë, kryetarë bashkish si dhe funksionarë të tjerë publikë.

Në kuadër të ngritjes së SPAK, qeveria ka planifikuar dhe blerjen e pajisjeve speciale, që do të sjellin arrestimin e pushtetarëve. Sipas planit, vetëm për blerjen e pajisjeve të përgjimi do të shpenzohen 1.600.000 euro. Raportimi për vitin 2017 jep detaje për kontratën e blerjes dhe koston.

Ndërkohë në muajin qershor 2018, në kuadër të rishikimit të paketës kombëtare të projekteve strategjike Prokuroria e Përgjithshme ka identifikuar nevojën për mbështetje për decentralizimin e përgjimeve. Po ashtu më tej thuhet se Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar disa aktivitete për prokurorët me tema si: Përgjimi si mjet për kërkimin e provës në procesin penal; teknikat e posaçme të hetimit; hetimet proaktive. Raporti, tregon qartë se qeveria ka një plan të detajuar për ngritjen e të gjithë organeve të reja dhe tani pritet vetëm ngritja e KLGJ.

2 muaj pas saj, do marrin jetë SPAK dhe Byroja e Hetimit, të cilat pritet të sjellin ‘furtunë’ në vend.

Leave a Reply