Dalin sheshit lidhjet e kriminelëve me politikanët banditi Grek VANGJEL DULE, ‘i forti’ i Shkodrës krah për krah me Vangjel Dulen, dikur dhe këshilltar bashkie

Home » Aktualitet » Dalin sheshit lidhjet e kriminelëve me politikanët banditi Grek VANGJEL DULE, ‘i forti’ i Shkodrës krah për krah me Vangjel Dulen, dikur dhe këshilltar bashkie

By arberia on September 6, 2018. No Comments

Dalin sheshit lidhjet e kriminelëve me politikanët, ‘i forti’ i Shkodrës krah për krah me Vangjel Dulen, dikur dhe këshilltar bashkie

Vaso është një emër i njohur në Shkodër, për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë mbi katër personat e arrestuar në Shkodër nga aksioni i RENEA-s. Përveç Ilir Bajrit, i njohur për vrasje e përdhunime të shumta në qytetin verior, dhe Astmer Bilalit, ish-kampionit të boksit që ishte dhe shënjestër e atentatit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku, një emër i njohur rezulton të jetë edhe një tjetër i arrestuar. Bëhet fjalë për Erogen Vaso Brajoviç, 36-vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër.

Vaso është një emër i njohur në Shkodër, për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Edhe në rrjetet sociale qarkullojnë foto të Erogen Vasos në shoqërinë e Dules.

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.

Leave a Reply