Debati mbi oligarkët, reagon Eduart Ndocaj: “Mafiozët me kollare”, në bashkëpunim me Edi Ramën, po grabisin paratë e shqiptarëve. “Skllavëria moderne”, skemë korruptive e qeverisë.

Home » Aktualitet » Debati mbi oligarkët, reagon Eduart Ndocaj: “Mafiozët me kollare”, në bashkëpunim me Edi Ramën, po grabisin paratë e shqiptarëve. “Skllavëria moderne”, skemë korruptive e qeverisë.

By arberia on September 25, 2018. No Comments

Debati mbi oligarkët, reagon Eduart Ndocaj: “Mafiozët me kollare”, në bashkëpunim me Edi Ramën, po grabisin paratë e shqiptarëve. “Skllavëria moderne”, skemë korruptive e qeverisë.

Debati i ditëve të fundit mbi oligarkët e mëdhenj që janë shndërruar në grabitës të parave publike, duke përfituar koncensione të pafundme nga qeveria e Edi Ramës, vazhdon të prodhojë reagime të ashpra që vijnë nga të gjitha krahët e spektrit politik shqiptar.

Ndër më konseguentët në lidhje me këtë temë, i cili para shumë kohësh kë bërë denoncime me emra konkretë, ka qenë kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, që krahas të tjerave ka evidentuar një plagë të madhe të shoqërisë shqiptare, ndaj së cilës, mafiozët me kollare, sic i quajti ai biznesmenët e mëdhenj, po ushtrojnë përmes skemave korruptive, skllavërinë moderne, duke i paguar punëtorët e tyre, me paga miniale, ndërsa vjedhin paratë e shqiptarëve.

Ja reagimi i plotë:

Bashkimi Demokristian Shqiptar dhe kryetari saj z. Eduart Ndocaj, prej kohësh ka sulmuar oligarkët që kanë marrq peng qeverinq Narkotrafikante të Edi Ramës. Mafiozët me kollare, të ashtuquajtur -biznesmenët më të mëdhej kanë përfituar para publike nga Rama duke i kushtuar xhepave të shqipëtarëve plot 2,2 miliardë euro, ndërsa punëtorët e këtyre kanë rroga të ulëta dhe i perdorin si skllever moderrn në 2018, ndërsa qeveria është në mbështetje të plotë të kësaj skllavërie, duke trumbetuar si arritje statistikat e punësimit që vijnë nga injoranti i ekonomisë dhe i financave shqiptare, mësuesi anglishtes Ahmetaj.

Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);

Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë

Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro)

Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

Zamir Mane – përfitues i lejeve minerare në Bulqizë

Leave a Reply