Edi Rama, “plehu” që ushqen “rrënjët” e bandës Rraja dhe “misionar” i pajtimit të “gjaqeve” mes bandave

Home » Aktualitet » Edi Rama, “plehu” që ushqen “rrënjët” e bandës Rraja dhe “misionar” i pajtimit të “gjaqeve” mes bandave

By arberia on September 30, 2018. No Comments

Edi Rama, “plehu” që ushqen “rrënjët” e bandës Rraja dhe “misionar” i pajtimit të “gjaqeve” mes bandave

Edi Rama, “plehu” që ushqen “rrënjët” e bandës Rraja dhe “misionar” i pajtimit të “gjaqeve” mes bandave

Taulant Balla, bën rolin e shefit të “IT” për të pastruar filmimet e kamerave në komisariatin “Rraja” të Fushë-Krujës, kryeministri po bën sikur nuk ka dëgjuar gjë akoma. Kryeprokurorja po bën sikur po merret me hapjen e dosjeve të krimeve të vjetra, ndërsa ministri Xhafa pas ekspertizës së pushtetit “Rama” po pret urdhër për të arrestuar vajzën si “kriminele”

Pas çdo krimi që bëhet nga kriminelë e grupe kriminale shfaqen krerë dhe deputetë të PS, familjarë të tyre, drejtues policie “gango”, oligarkë që hanë në një “çanak” me pushtetin, të cilët në vend të ndëshkohen e qërohen nga grupi politik, tolerohen.

Ndjekja  e gjurmëve të çdo trazire në qytete, përplasja e bandave, atentatet, shpërthimi i dinamitit, zaptimi i territoreve, trafiku i drogës, klandestinëve, kërcënimi, rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e personave të çojnë te krye-rilindësi Rama, te “peshkatari” Balla dhe “akademiku” Tom Doshi.

Ndaj dhe krimi nuk ndëshkohet, por nëpërmjet financimit dhe menaxhimit të Taulant Ballës zhduken provat, u krijohet liri për t’u fshehur sa të harrohen zullumet, ose shoqërohen nga policia Xhafaj sa për procedurë dhe lirohen.

Në vend që të izolohen e ndëshkohen, kriminelëve e bandave u jepet “urdhër mbrojtjeje paprekshmërie’’.

Prej “Kubesë” së tyre, Edi Rama i konfirmuar tashmë si “administrator” aktiv dhe i përkushtuar i rrjeteve kriminale, nëpërmjet të cilëve mbron e forcon pushtetin duke e bërë më abuziv, më shpërfillës e të frikshëm.

Kështu ndodhi 10 ditë më parë me bandën “Bami” në Nikël për të cilën ministri “rrufjan” Fatmir Xhafaj, vërsuli 500 policë e 100 blinda të shoqëruar me 100 kamera, me bujën se do të bënte “namim” kundër bandës kriminale të këtij fshati “pordhacësh” që bëjnë si “trima”, ngaqë kanë mbrojtjen e “Toto Ramës”.

Kështu po ndodh edhe 24 orët e fundit me bandën “Rraja” po në Nikël, komshi vilash dhe “kolegë” me Durim Bamin.

Nga maskat Rexhep, Xhelal, Ramazan e Redjon Rraja, doli fytyra e deputetit socialist Rrahman Rraja, doli  emri i krye-deputetit Taulant Balla (balli i zullumeve), doli një nga 5 emrat e kryebashkiakut të Krujës, me të cilin Edi Rama e futi në bandën e tij politiko-shtetërore, ndërsa banda “Rraja” i mblodhi votat.

Nëse atë vajzën fakire do ta kishte pështyrë një djalë hallexhiu pa pushtet, do të ishte ngritur i gjithë pushteti policor e mediatik “Rama” në këmbë dhe do ta kishin bërë “fërtele”, mirëpo është djali i deputet-karton Rrahmanit, anëtarit të bandës “Rama”, ndaj dhe e lejuan, dhe desh bëri vajzën për “rahmet”.

Me urdhër të “Toto Ramës” secili po bën detyrën e tij për ta fshehur krimin, për ta paraqitur si “punë xhelozie kalamajsh”, për të mos lënë asnjë gjurmë.

Taulant Balla, po bën rolin e “IT”, për të pastruar filmimet e kamerave në komisariatin “Rraja” të Fushë-Krujës. Kryeministri po bën sikur nuk ka dëgjuar gjë akoma. Kryeprokurorja po bën sikur po merret me hapjen e dosjeve të krimeve të vjetra, ndërsa ministri Xhafaj pas ekspertizës së pushtetit “Rama” po pret urdhër për të arrestuar vajzën si “kriminele”!

Janë qindra raste, prova, dokumente, dëshmi, krime, trafiqe, emërime kriminelësh në poste shteti, sulme bandash kriminale në mes të ditës, goditje mbi policinë, bizneset e deri mbi kupolën universitare që provojnë se Edi Rama është “plehu” që “ushqen” krimin, siç ka ushqyer prej kaq vitesh edhe “rrënjët” e bandës “Rraja”.

Kryetari i PS (policisë sekrete) që komandon e mbron krimin rezulton të jetë dhe “misionar i pajtimit të gjaqeve mes bandave”, siç ka vepruar në muajin janar 2015, kur me “lajmës” Taulantin pajtoi bandat “Shullazi e Bami”, pas  atentatit me plagosje që Bami dhe Ramazan Rraja, i bënë Shullazit në ‘’Qafën e Kasharit’’, mbrëmjen e datës 5 Janar 2015, mision për të cilin flet dhe Fitnete Stafuka, motra e Enver Stafukës, tashmë i zhdukur, ish-pjesë e afërt e Durim Bamit në informacione e skema krimesh, njëlloj siç është Taulant Balla për Edi Ramën

Leave a Reply