Eduart Ndocaj: Bashkia po bën propagandë me rrugë të përfunduara vite më parë. Në 4 vite do të kem 100 milion euro investime në infrastrukturë, ujësjellës, bujqësi, blegtori dhe pemtari,

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Bashkia po bën propagandë me rrugë të përfunduara vite më parë. Në 4 vite do të kem 100 milion euro investime në infrastrukturë, ujësjellës, bujqësi, blegtori dhe pemtari,

By arberia on September 14, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj: Bashkia po bën propagandë me rrugë të përfunduara vite më parë. Në 4 vite do të kem 100 milion euro investime në infrastrukturë, ujësjellës, bujqësi, blegtori dhe pemtari,

Me afrimin drejt vitit të fundit të mandatit të të zgjedhurve vendorë dhe me daljen në skenë të disa figurave të spikatura për kandidatë në zgjedhjet që po vijnë, debati politik duket sikur po nxehet dhe përplasjet janë të paevitueshme, aq më tepër kur flitet për investimet publike, të cilat gjithnjë janë burim abuzimi dhe mashtrimi.

Ndër më të spikaturit, i cili i është imponuar bashkëqytetarëve të tij me zellin dhe vizionin për të ndryshuar qytetin e tij, është Eduart Ndocaj, që ndjek nga afër çdo zhvillim dhe përfshihet në debate publike, politike, sociale dhe ekonomike, duke dhënë opsione konkrete të zgjidhjes së problematikave në favor të qytetarëve.

Në një shënim në rrjetet sociale, Eduart Ndocaj, pretendon se ka “zbuluar” një skandal të bashkisë Lezhë, e cila në faqen e saj zyrtare publikon investimin e një rruge, për të cilën Ndocaj e konsideron një mashtrim të ulët dhe ordiner, sepse kjo rrugë ka qenë e përfunduar vite më parë. Gjatë këtij konstatimi është përfshirë në debat, nënkryetarja e bashkisë, e cila përpiqet të mbrojë investimin, po,r z. Ndocaj i servir prova të pakonstestueshme, duke rrëzuar tërësisht propagandën që bëhet me qëllim mashtrimin e qytetarërve.

Gjatë këtij debati, të një natyre sa politike aq dhe morale, Ndocaj i kujton bashkisë faktin e arrestimit të zyrtarëve të saj me një akuzë që kompromenton rëndë kredibilitetin poliitk të stafit të këtij institucioni.

Më pas, Ndocaj e ka vazhduar shënimin e tij, duke pohuar faktin se ai ka të gatshëm projekte konkrete për çdo fshat, të cilat synojnë përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, duke premtuar asfaltimin e rrugëve të çdo fshati në 4 vjeçarin e parë të mandatimit të tij si kryebashkiak i Lezhës.

Z. Eduart Ndocaj, si një kandidat potencial që do të përfaqësojë partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar në zgjedhjet vendore 2019, premton se në bashkëpunim me fondin për bashkitë në Zhvillim të Bashkimit Europian do të bëjë të mundur realizimin e shumë projekteve të garantuara për investim nga fondet e BE-së, pasi ai do të garantojë këtë organizëm serioz se paratë e destinuara nuk do të vidhen siç ka ndodhur deri tani.

Në 4 vite do të kemi 100 milion euro investime në infrastrukturë, ujësjellës, bujqësi, blegtori dhe pemtari, deklaron z.Ndocaj.Fotografia e Bashkia Lezhë

Leave a Reply