Eduart Ndocaj: Nuk pritet asgjë nga një kryeministër, që i ka rrënjët e kalbura në banda të cilat i krijoi me Ballërat e Tahirërat.

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Nuk pritet asgjë nga një kryeministër, që i ka rrënjët e kalbura në banda të cilat i krijoi me Ballërat e Tahirërat.

By arberia on September 30, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj: Nuk pritet asgjë nga një kryeministër, që i ka rrënjët e kalbura në banda të cilat i krijoi me Ballërat e Tahirërat.

    

Kreu i PBDKSh, Eduart Ndocaj në serinë e reagimeve të tij ndaj keqqeverisjes, por dhe ndaj kriminalitetit që ka mbëthyer cdo hallkë të jetës ekonomike, politike dhe administrative të vendit, sot, përmes një videokomunikimi ka denoncuar sjelljen cinike të kryeministrit Rama, i cili me qëndrimin e tij ndaj skandalit të përdhunimit të një femra nga djali i një deputeti socialist, është treguar jo vetën mbrojtës i krimit, por dhe nxitës duke futur në strifullën partiake njerëz dhe individë me rekorde kriminale dhe me bëma të të tjera që tregojnë më së miri fytyrën e vërtetë të “rilindjes”.

Z. Ndocaj, ndër të tjera, gjët këtij videomesazhi të shpërndarë, i ka adresuar disa pyetje retorike kryeministrit, për të cilat ai nuk pret përgjigje, sepse unë ti njoh ty rrënjët e kalbura në banda të cilat ti i krijove me Ballërat e Tahirërat, nënvizon “kaubojsi”.

Ndiqeni të plotë videokomunikimin:

Ai reagoi..
As emrin nuk vlen t’ia përmendësh në historitë e dhunës dhe përdhunimit, në historitë ku janë në qendër gratë e vajzat, të poshtëruara deri në detaji. Sepse ai është vetë dhunues, ai është njeriu më i urryer nga gratë, të cilat i ka poshtërur në public deri duke i nxjerr lakuriq nga shpija, por të mos ju hyjmë këtyre historive.
I ç’nderuara zoti Kryeministër, i ç’nderuar zoti Rama, si munde të mbrosh sërish kupolën tënde të krimit, si munde të dalësh krah Ballës, ku ti i njeh të gjitha krimet e tij, si munde të luash me një jetime? Eh , edhe unë të pyes ty , ty që I ke rrënjët e kalbura në banda të cilat ti i krijove me Ballërat e Tahirërat.
Duhet të kërkoje falje i ç’nderuar zoti Kryeministër, falje vajzës së dhunuar e përdhunuar nga njerëz e familjarë të pafytyrë të partisë tënde.
Ti kërkoje falje nënës së saj që e rriti me zor në këtë shtet që drejton ti e njerëzit e tut ë kapur nga e liga.
Falje motrës së saj që mbase edhe i vjen turp që emri i tyre është bërë kryefjalë e mediave ditët e fundit. Dhe jo vetëm mediave por edhe selisë tënde mavi, çerdhe e së këqes së këtij populli.

I ç’nderuar zoti Kryeministër, the që policia e ka bërë detyrën. Po çdetyrë paska bërë policia more i mjerë? Po ç’detyrë thua ku përdhunuesi bredh nëpër makina të shtrenjta e me armë nën sedilje. Po ç’polici dhe detyrë na tregon more i pamoralshëm, kur lotët e një jetimje njomin partinë tënde të mjerë. Po, po të mjerë jeni, jeni të pashpirtë, jeni të ndyrë. Por këto nuk ju bëjnë përshtypje, se motrat tuaja i keni patur prostituta, e sot ju prostituoni vetë.

Leave a Reply