Fjala merr vlera te veçanta kur shkruhet ne leter, kur dokumentohet. P.sh. per çeshtjet e dites..nëse don te denoncosh nje njeri të korruptuar duhet të paraqitesh ne polici, te besh denoncimin me fjale dhe polici ti hedhe ne leter fjalet e tua, e ne fund letren ta firmosni te dy.

” È la carta che canta ” është nje shprehje italiane. ” Është letra që flet ” mund të perkthehet ne gjuhen shqipe, qe do te thote se ” Fjalet i merr era… “. Pra… fjala ka vlera..por jo gjithmone. Fjala ka vlera kur e perdor mire funksionin dhe misionin e saj. Fjala merr vlera te veçanta kur shkruhet ne leter, kur dokumentohet. P.sh. per çeshtjet e dites..nëse don te denoncosh nje njeri të korruptuar duhet të paraqitesh ne polici, te besh denoncimin me fjale dhe polici ti hedhe ne leter fjalet e tua, e ne fund letren ta firmosni te dy. Keshtu pra fjales ja rrit vleren letra. Po keshtu mund te shkosh edhe ne prokurori, te denoncosh me fjale dhe te firmosesh letren. Fjala merr vlere juridike. Por po te marresh ne telefon ne nje emision ne TV dhe te akuzosh me fjale e te denoncosh kedo që të thote mendja, fjala ne kete rast ka shume pak vlere, ka vleren e shpifjes, te thashethemes, propagandes politike, inatit personal etj. por nuk ka vlere juridike. Dikur kishte, mbasi prokuroria hapte nje proces edhe nga nje deklarim publik ne TV apo gazete. Sot jo, nuk ka vlere ajo qe deklarohet ne TV apo gazete, se nuk perben denoncim. Ne periudhen e sistemit komunist, diktatori Hoxha i jepte vlera fjales kudo, edhe ne shtepi, ne lokal, ne pune, ne shkolle, ne aksion, ne zbor e deri tek rradhat e qumshtit, vajgurit, vezeve, bukes dhe mishit. ” Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen ” Kjo shprehje shqiptare e ” tmerronte ” komunistin diktator, prandaj miratoi nenin 55 te agjitacion e propagandes dhe mbyllte mbas dyerve te burgur cilindo qytetar qe fliste kunder ” vijes se Partise “. Ky nen i dha fjales vlera superlative. Te gjithe mendoheshin mire kur flisnin. Mbas renies se sistemit komunist supervlera e fjales filloi te bjere gradualisht. Politika filloi ta zhvleresoi fjalen. Lideret politike akuzonin njeri tjetrin, shpifnin kunder njeri tjetrit, ofendonin njeri tjetrin me nje fjalor ekstrem e banal dhe ligji Penal apo Civil nuk vepronte me nenet e tyre. Atehere trumfoi shprehja ” nga fjala nuk te gjen asgje “, d.mth. lerini te flasin, te shfryjne ne tavolina lokalesh dhe ekrane televizionesh se asgje nuk te gjen, pra pushtetin nuk ta marrin dot me fjale. Rrofte liria e fjales. Fjala u rrit si vlere propagande qe vlen vetem per fushate elektorale. Ne kete pike kemi arritur ne demokracine shqiptare , tek zhvleresimi i fjales, e cila edhe po te perdoret nga njerez te mencur, te pergatitur, profesore, ka vlera, por nuk ka fuqi vepruese. Kete konkluzin e di mire edhe Kreu i PD Lulzim Basha i cili preokupacionin e tij me te madh e ka se çfare do te thote ai dhe PD neser ne konf shtypi. Pastaj se a duhet te shkoje ky denoncim ne Prokuroi, se a duhet vendosur i korruptuari ne banken e drejtesise, pak rendesi ka per Lulin ose aspak. Por nga ana tjerer te njejtin preokupacion se çfare do thote neser e ka dhe Rama dhe PS. Edhe ai nuk preokupohet qe socialisti i tij NenKryetari i KQZ ka kryer presion dhe duhet liruar nga detyra per ta ulur para drejtesise, se per te nuk ka denoncim ne prokurori nga Luli i PD- se. Tragji-komedia e demokracise shqiptare. Denoncimet me fjale nuk kane vlere. ” Është letra që flet ” Fjala e hedhur ne leter flet. Mjaft na e turulloset koken me dalje ne TV, me fjale konstatuese, me shpifje, me genjeshtra, me mashtrime, me ofendime, me abuzime, me kercenime, etj. Mjaft i keni perdorur ne ajer fjalet kriminel, agjent, hajdut, i korruptuar, mafioz, kontrabandist, drogaxhi, budalla, i semure, maskara, imoral, pa karakter, idiot, pederast, drogaxhi, etj. Behuni serioze dhe hidhini ne leter akuzat tuaja dhe depozitoini ne Prokurori. Pastaj nxirrni konkluzionin qe a eshte prokuroria dhe gjykata e korruptuar apo jeni ju. Nxirrni konkluzionin se nga duhej filluar Vettingu, nga politikanet apo Reforma ne Drejtesi .