Fran Frrokaj drejt burgut, pas tokave vjedh paratë e bashkisë me tendera

Home » Aktualitet » Fran Frrokaj drejt burgut, pas tokave vjedh paratë e bashkisë me tendera

By arberia on September 2, 2018. No Comments

Fran Frrokaj drejt burgut, pas tokave vjedh paratë e bashkisë me tendera

Fran Frrokaj drejt burgut, pas tokave vjedh paratë e bashkisë me tendera  

Bajlozi i Lezhës mësohet me prangat dhe burgun, jep tendera pa garë, përjashton të gjitha kolonitë përveç fituesit dhe anulon procedura në mënyrë të dyshimtë, nëse Prokuroria nuk e merr nën hetim Frokaj do të jetë objekt u Byrosë Kombëtare të Hetimit  

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj duket se po mësohet me prangat dhe burgun. Pas arrestimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, ku së bashku me disa zyrtarë të tjerë grabiti 260 mijë m2 tek ‘Rana e Hedhun’, Frrokaj rrezikon të arrestohet sërish dhe të qëndrojë gjatë në burg për shpërdorimin e parave të bashkisë, me anë të tenderave korruptivë. Edhe nëse prokuroria aktuale nuk nis hetimet dhe nuk urdhëron arrestimin e Frrokajt, ky i fundit, për shkak të aferave me tenderat, nuk do t’i shpëtojë dot Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilët do të ngrihen në fund të këtij viti.

Bashkia e Lezhës, me në krye Fran Frrokajn, ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Blerje bazë materiale për ndërhyrjet në objektet shkollore të Bashkisë Lezhë”, me vetëm një konkurrent në garë, që më pas është shpallur fitues. Për pasojë diferenca mes fondit limit dhe ofertës fitueses është e ulët, duke prodhuar dëm ekonomik në buxhetin e bashkisë Lezhë. Për këtë tender, fondi limit ishte 7 799 750,00 lekë, ndërsa oferta fituese 7 553 500,00 lekë. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash, por shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera duhet të hetohen nga prokuroria.

Në tenderin me objekt “Rikonstruksion i Shkollës së Mesme të Bashkuar Zejmen”, zhvilluar nga Bashkia Lezhë, me në krye Fran Frrokajn, janë përjashtuar të gjitha kompanitë nga gara, duke ia dhënë tenderin kompanive Ndregjoni Shpk dhe BRADAJ 2 Shpk. Për shkak të përjashtimit nga gara të të gjitha kompanive të tjera, diferenca mes fondit limit dhe fituesit është shumë e ulët, duke prodhuar kosto për buxhetin e bashkisë. Për këtë tender fondi limit ishte 38 203 590,00 lekë, ndërsa oferta fituese 37 436 051,00 lekë.

Tenderi me objekt “Grumbullimi, transporti,depozitimi dhe trajtimi I mbetjeve urbane në zonën Shënkoll – Zejmen – Kolsh të bashkisë Lezhë (Zona II)”, është anuluar në mënyrë të dyshimtë dy herë. Fondi limit për këtë tender ishte 60 000 000 lekë. Anulimi duket se është bërë pasi nuk po fitonte kompania që duhej të fitonte. Pas anulimit, më në fund kanë fituar kompanitë V.A.L.E. RECYCLING dhe Pastrime Silvio, me ofertën 56 940 480,00.

Anulimi i tenderit dhe rishpallja e tij tregon një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion. Në këtë formë, Bashkia e Lezhës, me në krye Fran Frrokajn ka zhvilluar një numër të madh tenderash. Të gjithë këto tendera që kanë prodhuar në fund të fundit kosto në buxhetin e Bashkisë Lezhë duhet të jenë objekt i hetimit të prokurorisë.

Leave a Reply