Ilenia Ndocaj feston 18 vjetorin e lindjes, ish-deputeti urim special: Unë dhe Mami, Kevi dhe Eda të urojmë të kesh një vazhdim sa më të lumtur, të begatë dhe të shndritshëm në rrugëtimin tënd të jetës!

Home » Aktualitet » Ilenia Ndocaj feston 18 vjetorin e lindjes, ish-deputeti urim special: Unë dhe Mami, Kevi dhe Eda të urojmë të kesh një vazhdim sa më të lumtur, të begatë dhe të shndritshëm në rrugëtimin tënd të jetës!

By arberia on September 16, 2018. No Comments

Ilenia Ndocaj feston 18 vjetorin e lindjes, ish-deputeti urim special: Unë dhe Mami, Kevi dhe Eda të urojmë të kesh një vazhdim sa më të lumtur, të begatë dhe të shndritshëm në rrugëtimin tënd të jetës!

    

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i ka dedikuar një urim special vajzës së tij në 18 vjetorin e lindjes së saj, duke i përcjellë emocionin, ndjesinë dhe krenarinë e të qenurit baba. Përmes këtij mesazhi, Ndocaj e uron vajzën e tij Ileni, për vazhdimësi të sukseshmë dhe të begatë në rrugëtimin e jetës, si dhe i premton mbështetjen e përjetshme prindërore në sfidat me të cilat do të përballet vajza e tij.

Eduart Ndocaj, përpos jetës aktive në politikë dhe në sipërmarrje, është një nga politikanët e vendit me parimet më solide në drejtim të vlerave të familjes, duke i dhënë asaj rëndësinë parësore në konsolidimin e një shoqërie të shëndoshë.

Përmes një atmosfere tërësisht festive, si dhë në një ambient me miq, shokë dhe familjarë, Ileni Ndocaj, vajza e kreut të PBDKSH, festoi mbrëmë 18 vjetorin e lindjes.

Ndiqni mesazhin e plotë si dhe momente të ndryshme të festimeve, përmes video së shpërndarë nga z.Eduart Ndocaj:

“Sot, vajza ime festoi 18 vjetorin e lindjes. Ndjehem sa i lumtur, por dhe krenar për ty, Ilieni! Ke qenë një vajzë e urtë, e sjellshme, e edukuar dhe për asnjë çast të 18 viteve nuk na ke mërzitur, nuk na ke bezdisur. Unë dhe Mami, Kevi dhe Eda të urojmë të kesh një vazhdim sa më të lumtur, të begatë dhe të shndritshëm në rrugëtimin tënd të jetës! Mos harro, se babi dhe mami do të të jenë pranë në çdo çast, kur ti të kesh nevojë! Të dua shumë Ileni, je drita e syve të mi”!

Fotografia e Gazmend Halili

Leave a Reply