Intervista/ Ndocaj: Opozita e Bashës ka vdekur me çadrën. Qeverisja e vendit në duart e oligarkëve dhe të mafias. Ndocaj shpalos programi per Bashkin Lezhe, projekte të ndryeshëm. Dhe vjedhjet qe i janë bërë ksajë bashkie mbi 80miliard lek ne 3 vite..

Home » Aktualitet » Intervista/ Ndocaj: Opozita e Bashës ka vdekur me çadrën. Qeverisja e vendit në duart e oligarkëve dhe të mafias. Ndocaj shpalos programi per Bashkin Lezhe, projekte të ndryeshëm. Dhe vjedhjet qe i janë bërë ksajë bashkie mbi 80miliard lek ne 3 vite..

By arberia on September 10, 2018. No Comments

Intervista/ Ndocaj: Opozita e Bashës ka vdekur me çadrën. Qeverisja e vendit në duart e oligarkëve dhe të mafias

Sezoni i ri Parlamentar ka filluar me shumë debate, përplase dhe përçarje. Mazhoranca dhe opozita kanë krijuar “dy parlamente”. Njëra shfaqet në qytete të ndryshme, e ndërsa tjetra në Kuvend.

E gjithë kjo një situatë jo shumë e këndshme, pasi me kalimin e ditëve po afrohemi në zgjedhjet bashkiake, ku disa muaj na ndajnë nga to. Gara duket e ashpër që pa vazhduar ende fushtata, por ende nuk kemi emra zyrtarë se kush do të jenë kandidatët përkatës.

I vetmi që e ka shpallur zyrtarisht atë, është ish deputeti i PS, dhe njëkohësisht kryetari aktual i Partisë BASHKIMI DEMOKRISTIAN SHQIPTAR (PBDSH), Eduart Ndocaj. Bëhet fjalë për garën për kryebashkiakun e Lezhës.

AlpeNews.al kontaktoi me ish deputetin Ndocaj, ku në një intervistë foli mbi gjendjen aktuale të politikës në vend, si dhe për planin që ka forca të cilën ai drejton.

Ai tha se qeveria akoma nuk ka kryer punë gjatë dy mandateve të saj, e përsa i përket opozitës, ai shprehet se ajo e Bashës ka vdekur sëbashku me çadrën.

Intervista e plotë:

1-Erdhët në politikë nga rradhët e PS, më pas kaluat në opozitë me PD, e tani me asnjërën palë. Cilat ishin shkaqet e largimit nga dy koalicionet?

Së pari, të qartësohemi: s’janë dy koalicione, por PPSh e Ramiz Alisë dhe një mafia politike e mirfilltë që bashkpunojnë bashkë, kundër interesave të vendit dhe të ardhmes së shqiptarëve. Jam larguar, pasi është e thjeshtë të konstatosh, se forcat politike që kanë dominuar politikbërjen në këtë vend, kanë mungesë të theksuar të demokracisë së brendshme në subjektet e tyre respektive, ndaj dhe është e vështirë të qëndrosh në akord më ata që shkelin parime dhe dhunojnë standarde.

2-Si do të vazhdojë kjo “histori”? Do të mbeteni besnik i elektoratit në partinë tuaj, apo do të ktheheni në koalicion sërish?

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar është dhe do të mbetet e vetmja opozitë reale shqiptare bashkë me kryetarin dhe mbështetësit e shumtë të kësaj force politike. Ne do të kandidojmë në 61 bashkitë e vendit me kandidatët tanë dhe jemi të vendosur të  shporrim këtë klikë komuniste dhe kandidatë e tyre që janë shndërruar në oligarkë dhe  pjesë e krimit dhe e  mafias në vend. U kërkoj shqiptarëve të votojnë dhe të na mbështesin në çdo bashki, se PBDKSH-ja do të jetë revolucioni i të ardhmes shqiptare.

3-Jemi ende disa muaj larg nga zgjedhjet, por ju e keni shpallur prej kohësh kandidaturën tuaj për Bashkinë e Lezhës. Mendoni se do arrini të dilni fitimtar përballë dy kandidatëve të tjerë?

Me mbështjen e qytetarëve jam plotesisht i bindur se do të fitoj kundër tre forcave politike që kanë shkatërruar Lezhën në çdo pëllëmbë toke dhe në çdo qelizë të saj, duke filluar me grabitjen e tokave në bregdet, e deri te “pushtimi” që i kanë bërë institucionit të bashkisë me militantë dhe të paaftë, shpeshherë dhe njerëz të botës së krimit.

Lezhianët më njohin, prandaj ata më kanë kërkuar unanimisht për të qenë unë përfaqësuesi i tyre në zgjedhjet e vitit 2019, sepse përfaqësoj vullnetin dhe vizionin për të zhvilluar qytetin tim. Lezhianët e dinë mjaft mirë se unë nuk synoj bashkinë për t’u pasuruar dhe as për ti grabitur, por të vihem në shërbimin e tyre për të sjellë përvojën europiane të administrimit të pushtetit, si dhe për të riktyer shpresën e rimëkëmbjes ekonomike të Lezhës së resurseve të pafundme.

I garantoj bashkëqytetarët e mi lezhianë, se do të kenë një bashki profesionale dhe në sherbim të tyre. Ne do jemi ekzekutivi i halleve dhe problemeve të tyre. Në shërbim të tyre, unë kam të gatshëm projekte të hartuara me ekspertizën  e duhur, të cilat i nevojiten zhvillimit ekonomik të kësaj bashkie, shkurtimisht, si më poshtë:

-PROGRAMI PËR INFRASTRUKTURËN DHE BUJQËSINË:

  1. Brenda 4 viteve çdo fshat do ketë rrugë të asfaltuara dhe qendra të ndriçuara.
  2. Do rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë që të evitohen përmbytjet e qytetit.
  3. Do ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave do jetë falas.
  4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë.
  5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës
  6. Çdo familje në fshat që nuk ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin e tokës.
  7. Do ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian siç është në Tiranë dhe do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët.

-PROGRAMI PËR MIRËQËNIEN SOCIALE:

  1. Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm do ndërtojmë skema për rimbursim të ilaçeve.
  2. Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë asnjeri të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brenda dy viteve të para të mandatit tim.
  3. Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi Bashkia Lezhë do japë 5000 lekë të reja në muaj.
  4. Për çdo çift të ri bashkia i mundëson pagesën e 50% të qerasë.
  5. Per çdo lindje të fëmijës së parë bashkia do të japë 100.000 lek shpërblim dhe 12 muajt e parë të çerdhes falas.
  6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh.
  7. Çdo familje që nuk ka të punësuar bashkia do u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur nje tarifë fikse asistence 30 mije lek në muaj.
  8. Bashkia Lezhë do paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë.

-PROGRAMI PER MIRËQEVERISJE:

  1. Te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do kenë ngrohje dhe ndriçim me sistem diellor që do të garantohen nga fonde të sigurta nga projekte të BE për njësitë vendore në zhvillim.
  2. Do ulim taksat e bashkisë për qytetarët me 50%, përfshirë taksën e tokës, për familjet që nuk kanë anëtarë të punësuar.
  3. Çdo biznes i ri me mbi 10 punëtorë do përjashtohet nga taksat për 2 vitet e para.
  4. Bashkia në bashkëpunim me biznesin do të sigurojë kurse falas sipas nevojave të tregut të punës, sipas modelit dhe të mbeshtetur nga Bashkimi Europian .
  5. Të rinjtë që mbarojnë shkollën me nota të shkëlqyera do të punësohen nga bashkia në profesionin e tyre pa asnjë burokraci.
  6. Bashkia Lezhë do të ngrejë fonde për futjen e teknologjisë në shkolla dhe aftësimin teknologjik të publikut me anë të kurseve të ndryshme.
  7. Do restaurojmë Pallatin e Kulturës me kushte bashkëkohore në bashkëpunim me “LA SCALA DI MILANO”. Do administrojmë talentet e reja dhe të afirmuara duke krijuar grupe artistike të të gjitha moshave.
  8. Bashkia Lezhë do të paguajë 100.000 lekë shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në shenjë mirënjohje nga qyteti.

PROGRAMI PER ARTIN DHE KULTUREN LEZHJANE.
Kultura dhe infrastruktura qe ka bere Bashkia e Qytetit Lezhe ne 28 vite eshte si me poshte.Lezha n’der vite ka pas shum qe kan dhene , per qytetaret e Lezhes ne Aktrim, Regjizur, Piktur,Poet,Shkrimtare,Muzikat,Instrumentis , e tje e tje.
1.Pallati kultures aktual do rikpstruktohet totalisht dhe do jete ne kushte optimale dhe multifunksional,per ata qe duan te shijojn nje spektakel.
2.Qytetaret lezhian nuk do paguajn as nje cent per per aktivitet qe do prganizohen nga bashkia lezhe apo pallati kultures.
3.Per artistet pallati kultures do jet ne dizpozicion 24 ore po ashu dhe per banden e qytetit ku do mund te kryejt prova dhe gjjthqka tjeter.
4.Perioritet kryesor eshte dhe ndertimi i nje kinemaje per qytetaret
5.Ne qytetin e lezhes do ndertojme nje muze ku do pasqurojm gjithqka nga arti dhe kultura,sigurisht ne mbeshteje te jashtzakoneshme te turizmit.
6.Bashkia lezhe do ndertoj me çdo kusht Shtepin muzi te homerit shqiptar At Gjergj Fishtes ku donatoret jan te shumt qe kjo veper te realizohet , por bashkia dhe institucionet kan qene gjithmon indiferent ndja ketij kolosi te letratures shqipetare.
7.Do ngrijme nje grup pune profesional ne arkiologji qe Bashkia do mbeshtes fuqimisht qe te nxjerre ne drit objektet qe kane mira vjet qe jane te fshehura nen toke dhe i perkasin kultures se lashte dhe qyteterimit tone.

TAKSA E LOKALEVE
Bashkia lezhes kthehet ne gjobevenes per lokalet qe kan nje tavolin jasht ne ambjent te hapur, qmimi per nje tavolin jashte 3shte 30mije lek te reja pra nje lokal me 5 tavolina paguan 150mije lek te reja ne 6 muje . Kjo esgte vjedhje e pa moraleshem , nje gjob kunder biznesit lezhjane .
Te dashur biznesnen lezhjan ajo qe garantoj un si kryetare i bashkise se ardheshme 2019 eshte .
1 , eliminimi i ksaj gjobe ordineren diten e pare te marrjes se mandatit te KRYETARIT TE BASHKISE LEZHE.
2. Ulia e takses se bashkise ne nivelin 25% te tarifes aktuale brenda 6 mujoreshit te pare .
3, trainimi i personelit nga ana e bashkise lezhe me kosto zero.
4, dhe cdo bizbes qe hapet i ri gjate qeverisies time te bashkise nuk do paguaje taksa bashkiake per 12 muaj..

4-Sezoni i ri Parlamentari filloi me shumë konflikte. Si e gjykoni ju këtë ndarje në “dy parlamente”?

Ky s’është sezon parlamentar, këtu po diskutojnë  3 banda të mirëfillta, ku kanë zyrat qendrore në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresoj, të fillojë vetingu tek kjo zyrë bandash, që ju i thoni  parlament dhe të pastrohet njëherë e përgjithmonë politika e kalbur 28 vjeçare. Unë  s’e kam konsideruar asnjëherë atë ndërtesë si një ndërtesë në shërbim të qytetarëve të cilëve sot u cënohet rendi, siguria dhe e ardhmja e tyre në Shqipëri. Kjo ndërtesë është në shërbim të oligarkëve, gjoja biznesmenë, por në të vërtetë janë njerëz që po u pinë gjakun shqiptarëve me bekimin e kësaj klase politike. Kjo ndërtesë është në shërbim të mafias së brendshme dhe të jashtme, ku kemi një ish- ministër të brendshëm të akuzuar për trafikantë droge, siç është Tahiri, kemi ministrin aktual të brendshëm të akuzuar për lidhjet e tij me trafikantë të drogës, pra me vëllain e tij të dënuar në Itali, si i tillë. Kemi disa ministra ta akuzuar par vjedhje kolosale, siç janë ish- ministri i shëndetësisë Ilir Beqja. Kemi një ministër injorant ekonomie me diplomë anglishtjeje, që s’di ç’është ekonomia, por është aty për të vjedhur e për të  mashtruar me shifra idiote, siç tha deklaroi rastin e hapjes së 700 mijë vendeve të punës apo rritjen ekonomike prej 4%,  por në xhepat e Ramës dhe të bandave të tij është kjo rritje, se populli është zhytur në në varfëri esktreme. Jo më kot kryeministri po shfaqet në ture bamirësie, ku u çon fshatarëve 2 dele e u merr atyre 300 pare.

5-Sa mendoni se do të zgjasë ky bojkot nga ana e opozitës?

Bojkoti nga ana opozitës do të zgjasë, sa t’i dërgojnë pjesën e vet opozitës, sa të marrë valixhet me euro ata kthehen në parlament, siç bëri me çadrën, siç bëri me kuksianët,  siç bëri me Tahirin, edhe tani do të marrë këstin tjetër nga banda e rilindjes dhe do të ulen prapë ta ndajnë Shqipërinë pjesë -pjesë. Këto janë një, s’janë 2 parti, janë PPSH-ja.

6-Si e vlerësoni punën e kryer nga qeveria gjatë këtij mandati të dytë?

Po pse,  ka filluar punë ndonjëherë  kjo qeveri në dobi të qytetarëve? Që nga viti 2013, ka patur vetëm demagogji,  akoma nuk mund të flitet për ndonjë punë të kësaj qeverisjeje.  Ato po ndajë konçensionet me oligarkët, po i shesin detin grekut edhe pse Shqipëria mbaron në Prevezë dhe Korfuzi është tokë shqiptare. Qeveria e sotme po shet lumenj , minierat, burimet natyrore, naftën, gazin dhe po pasurohen verbërisht si të babëzitur duke shkatërruar  kombin. Sa më shpejt t’a kuptojnë shqiptarët, aq më mirë është për ata dhe për Shqipërinë.  Duhen larguar nga politika dhe duhen dërguar para drejtësisë duke iu sekustruar pasuritë e tyre të paligjshme .

7-Po rolin e opozitës? Mendoni se po e bën detyrën ashtu siç duhet?

Opozita e Bashës ka vdekur bashkë me çadrën. Opozitën tani po e bëj unë si Eduart Ndocaj dhe partia që drejtoj unë BASHKIMI DEMOKRISTIAN SHQIPTAR. Sëbashku me shqiptarët  e shumtë që kanë mbetur rrugëve pa punë, të varfëruar, pa siguri dhe pa shpresë . Kjo është opozita, s’ka tjetër!

PROJEKTET PER LEZHEN 2019.

  • BASHKIA LEZHE SHPERDOROJ KETO TE ARDHURA.1)Bashkia Lezhë e falimentuar tashmë.
    1000 militant më teper në bashki x 500 mijë leke te në muaj shpenzim në 4 vite
    = £ 20.000.000.000 miliard lek dëm ekonomik.

    2) Taksa e plazhit Tale-Shëngjin dhe Rana e Hedhur në 4 vite Bashkia Lezhë merr mbi 5.000.000 milion euro në lekë jan 6 miliard leke .

    3) Taksat e biznesit lezhjan ku jan mbi 2500 biznese që paguajnë 500.000 mijë lek në vit.
    500.000x285o = 1.500.000.000miliard lekë për 4 vite = 6.000.000.000 miliard lekë.

    4 ) Buxheti i Lezhës eshtë në 6.000.000.000 miliard lekë në vit në 4 vite jan = 24.000.000.00 miliard lekë

    5) Ujësjellësi i Lezhës janë të regjistruar 25.000 familje x nga 240.000 mijë lekë në vit për 4 vite rresht = 24.000.000.000

    6) Hyrjet e takses ndërtimit në 4 vite është mbi 4.000.000.000 miliard lekë.

    7) Taksa e meturinave 30 mijë familie që ju nerret sistematikisht 16.000mije lekë në muaj për 12 muaj = £ 192.000 x 50.000 mije familie x 4vite £23.000.000.000miliard lekë

    8 ) taksa e tregut ne 4 vite 1 miliard Leke

    SHIFRA ESHTE MARRAMENSE MIQ

    TOTALE e LEKEVE QE BASHKIA KISHTE NE DISPOZICION NE 3 VITE
    TOTALE LEK 108.500.000.000 miliard lek të vjetra asnjë investim i dukshem.

Leave a Reply