Krimi i Anastas Angjelit rm, me depozitat e naftës greke në Durrës, mbrojtur nga Ilir Meta, që anuloi projektin 5 miliardë USD “Korridori-8”

Home » Aktualitet » Krimi i Anastas Angjelit rm, me depozitat e naftës greke në Durrës, mbrojtur nga Ilir Meta, që anuloi projektin 5 miliardë USD “Korridori-8”

By arberia on September 23, 2018. No Comments

Krimi i Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, mbrojtur nga Ilir Meta, që anuloi projektin 5 miliardë USD “Korridori-8”♦

Krimi i Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, mbrojtur nga Ilir Meta, që anuloi projektin 5 miliardë USD “Korridori-8”

Nga ky biznes mafioz, i misionarit grek Anastasios Mihalis Angelis, firmosur nga Pandeli Majko, Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi

Për të ndihmuar ekonominë dhe mafien greke, të trafikut të karburanteve në shqipëri dhe nga Shqipëria në Ballkan, agjenti filo-grek, anti-shqiptari Anastas Mihal Angjeli, me emër pasaporte greke “Anastasios Mihalis Angelis” (Tetor 1998-Janar 2002, Ministër i Financave dhe Dhjetor 2003-Shtator 2005, Ministër i Ekonomisë), pasi së bashku me mafien dhe qarqet shoviniste greke, përpunoi me “çek”, ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe Ylli Bufin (korrik 1997-tetor 1999, Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit), arriti të miratonte, vendimin e qeverisë shqiptare VKM Nr. 129, datë 18.3.1999, për të vendosur depozitat e naftës greke në Portin e Durrësit, me afat 20 vjeçar, ose deri më 2019.



Nga ky biznes mafioz, i misionarit grek Anastasios Mihalis Angelis, firmosur nga Pandeli Majko, Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi, përvç faktit, që i kushtoi miliona USD gjyqe shtetit shqiptar, pas prishjes së kontratës me firmën greke “Angjeli”.

 

Ja kronika e zezë e këtij krimi, me pasoja të rënda financiare e anti-kombëtare

 

  1. Në datën 2 qershor 1999, u nënshkrua Kontrata Nr. 2721, mes Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit si qiradhënës dhe Shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira të sipërfaqes “shesh i lire” 13 mijë e 992 metra katrorë, në Portin e Durrësit, me afat 20 vjet, deri më 2 qershor 2019, për ngritje e depozutave për magazinim karburantesh.
  2. Në datën 23 gusht 1999, u nënshkruan Kontrata nr. 4032 lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira “Rezervuar karburanti nr. 1” dhe godinën e ekonomatit”, me sipërfaqe 8 mijë e 650 metra katrorë (2602 ndërtesë) në degën e Rezervave të Shtetit-Durrës (agjencia e karburanteve), me afat 20 vjet deri më 23 gusht 2019, për ngritje qndre magazinimi karburantesh.
  3. Në datën 24 gusht 1999, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Portit Detar Durrës, u zhvillua një debat i ashpër midis Ministres së Transporteve, Ingrid Shuli, që kundërshtonte ngritjen e depozitave dhe deputetit Spartak Braho, që mbronte Skenarin Majko-Angjeli-Meta, për ndërtimin e depozitave.
  4. Në nëntor 1999, SHBA i kërkoi Ilir Metës, anulimin e kontratës për ndërtimin e depozitave, por ai nuk pranoi.
  5. Në muajt mars, korrik e tetor 2000, Banka Botërore dhe SHBA, i kërkuan përsëri Ilir Metës, të anulonte kontratat dhe ndërpriste ndërtimin e depozitave, por nuk pranoi dhe e përforcoi vazhdimësinë e depozitave, me nr 704, datë 21.12.2000, duke vijuar akivitetin, më të lirshëm e më jashtë kontrollit shtetëror, dukë paguar taksa tatimore-doganore, si biznes i vogël, me humbje për shtetin shqiptar 205 milionë USD, në periudhën Dhjetor 2003-Shtator 2005, ku Cac Angjeli ishte Ministër Ekonomie.
  6. Me VKM nr. 546, datë  28.5.2009, u vendos largimi nga Porti Durrës, i depozitave të nafëts së mafies greke “Angjeli”, vendim të cilin  firma greke “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, duhej ta zbatonte brenda datës 30 korrik 2011.
  7. Më 12 shtator 2011, firma greke e Anastas Angjelit, me emër biznesi “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, dorëzoi padinë në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes Konflikteve për Investimet (ICSID).
  8. Më 6 prill 2012, zhvillohet seanca e parë “Çështja nr. ARB/11/24”, në gjykatën ICSID-Paris.
  9. Më 16 maj 2012, qeveria paguan 100 000 USD, për avokatët e huaj.
  10. Më 27 maj 2012, qeveria paguan 70 000 USD, për avokatët e huaj
  11. Më 2 dhjetor 2012, qeveria paguan 70 000 euro, për avokatët e huaj.
  12. Më 15 dhjetor 2012, qeveria paguan 37 000 euro, për shpenzime gjyqi.
  13. Më 20 mars 2013, qeveria 35 000 euro, tarifë shërbimesh gjykimi.
  14. Më 15 korrik 2013, qeveria paguan 50 000 euro, për shpenzime gjyqi.
  15. Më 9 korrik 2014, akordohen 122 mijë e 500 euro, për pagesat e tarifave avokatore, të përfaqësimit (kësti i 7 dhe i fundit).
  16. Më 24 tetor 2014, qeveria paguan 100 000 USD, detyrime përfundimtare, ndaj gjykatës ICSID-Paris.

Leave a Reply