Miu i Haleve te Edvin kristaq Rames deputeti Erion Braç ofendon Çohuni ju thashë, karagjoza’! Erjon Braçen e ‘injorojnë’ deputetët, ju nxjerr inatin me fyerje dy kolegëve të majtë, s’përmbahet nga goja

Home » Aktualitet » Miu i Haleve te Edvin kristaq Rames deputeti Erion Braç ofendon Çohuni ju thashë, karagjoza’! Erjon Braçen e ‘injorojnë’ deputetët, ju nxjerr inatin me fyerje dy kolegëve të majtë, s’përmbahet nga goja

By arberia on September 19, 2018. No Comments

Çohuni ju thashë, karagjoza’! Erjon Braçen e ‘injorojnë’ deputetët, ju nxjerr inatin me fyerje dy kolegëve të majtë, s’përmbahet nga goja

'Çohuni ju thashë, karagjoza'! Erjon Braçen e 'injorojnë' deputetët, ju nxjerr inatin me fyerje dy kolegëve të majtë, s'përmbahet nga goja

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, është përfshirë sot në një situatë të sikletshme rreth orës 10:06 minuta, teksa nuk plotësonte dot kuorumin e komisionit të tij. Në komision pritej të raportonte ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në lidhje me huanë që do të marrë qeveria nga Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës.


 


Duke qënë se nuk i plotësohej kuorumi për të nisur mbledhjen, Braçe ka zbritur nga komisioni i tij në katin e katërt tek kati i dytë, ku po zhvillonte punimet Komisioni i Politikës së Jashtme.

Ai i është drejtuar deputetëve socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi që janë njëkohësisht edhe anëtarë tek Komisioni i Jashtëm edhe tek Ekonomia me fjalë fyese. Braçe hapi derën edhe pse po zhvillohej mbledhja dhe ju drejtua dy deputetëve:

“Cohu urgjent. Ti dhe ti. Ejani në mbledhje se ju pret ministri lart. Cohuni ju thashë, karagjoza”.

Dy deputetë e shoqëruan me buzëqeshje këtë sjellje që ju shkaktoi jo pak siklet, por nuk ju bindën urdhërit. Në orën 10:12 nga mbledhja iku për të shkuar tek Braçe, Evis Kushi ndërsa nuk u larguan Bushati e të tjerët.

Leave a Reply