Momenti i kësaj faze të bisedimeve, sipërfaqi nivelin e strukturave politike në trojet shqiptare!

Home » Aktualitet » Momenti i kësaj faze të bisedimeve, sipërfaqi nivelin e strukturave politike në trojet shqiptare!

By arberia on September 6, 2018. No Comments

Momenti i kësaj faze të bisedimeve, sipërfaqi nivelin e strukturave politike në trojet shqiptare!

NGA: AGIM A. KRASNIQI MË: 6 SHTATOR 2018 NË ORA: 09:05

Agim A. Krasniqi

I

Tani me, pjesa dërmuese e qytetarëve e kanë të qartë pse është aq shumë e pa organizuar dhe e dezorientuar shoqëria kosovare, si në pikëpamje politike ashtu edhe në veprim, për çështje të rëndësishme shoqërore, shtetërore dhe nacionale. Për ata që këtë nuk e kanë të qartë, nëse dëshirojnë ta dinë, duhet ta kuptojnë se me shekuj, e sidomos në tri deceniet e fundit ishin hartuar shumë projekte, strategji e plane veprimi, me kosto marramendëse financiare, të cilat janë aplikuar në të gjitha trojet shqiptare, veçanërisht në vendet ku ka me shumë shqiptarë. Kjo me qëllim, synime dhe prapavijë që ata dezorientohen, manipulohen, asimilohen, për të realizuar planet e tyre famëkeqe në dëm të shqiptarëve. Veçanërisht qëllimi kryesor  tyre gjithmonë  ka qenë  të na gllabërojnë, okupojnë dhe shfrytëzojnë,  në atë mënyrë që të eliminojnë veprimin ton plural-kolektiv duke e fuqizuar regjionalizmin, lokalizmin dhe individualizmin. Dukuri këto të dëmshme të cilat tani na dalin ne sipërfaqe dhe e shohim se sa është komplekse dhe  e vështirë puna për një të arritur ekonomike, sociale shtetërore apo nacionale. Mendoj se aty ku qytetari jeton vepron dhe punon, veçanërisht në këto tri deceniet e fundit, kanë mbetur zbrazëtira aq të mëdha dhe të thella, sa që për më të voglin problem, ka mundur te veproj edhe dreqi i biri i t’birit t’birit të dreqit. Kjo për arsyen dhe shkakun se menaxhimi dhe komunikimi  me qytetarin,  mund te themi se veç është i harruar. Kryesisht kontakti me qytetar dhe informacioni bëhet përmes kumtesave, portaleve dhe burimeve tjera të informimit, ku asnjë nuk është me asnjë, ku të gjithë janë kundër të gjithëve.

II

Edhe ngjarjet e fundit lidhur me mundësitë për ndryshim kufijsh deri te ndarja e Kosovës, krijoj opinione dha hamendje nga më të ndryshmet, të një pjese kundërshtuese, një pjese mbështetëse apo edhe një pjese të hutuar se çfarë mund të ndodhë në shtatorin që posa hymë. Kjo zhurmë që u krijua, sipas mendimit tim, ishte më shumë si një testim publik, të një teze që ngjalli reagime nga të gjitha anët. Teza të tilla për shkëmbim të territoreve si një shpallje e paqes midis shqiptarëve dhe serbëve, nuk është një teze e re.

Por shtrohet pyetja se a mund të ndahet Republika e Kosovës ?

Unë them se..!!! Ja pse?

Nëse i referohemi  Pavarësisë së Kosovës, ajo kaloi nëpërmes dy kompromiseve të mëdha, atij ndërkombëtar dhe kombëtar. Kompromisi i par ishte ai ndërkombëtar, ku pranohet shteti i Kosovës, pa të drejte të bashkimit me shtetin amë Shqipërinë apo edhe me territoret tjera shqiptare (Pako e Ahtisarit).

Por brenda këtij kompromisi, kishte edhe një konsensus kombëtar, pavarësisht që nuk është materializuar me një dokument. Pranimi i pakos së Ahtisarit dhe përmes saj, heqja dorë nga bashkimi i trojeve shqiptare, ishte një kompromis dhe konsensus i të gjitha subjekteve kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë etnik, si në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi. Ky kompromis dhe konsensus mbarëkombëtar, u bë në respekt të paqes dhe koordinim me aleatet dhe miqtë tan ndërkombëtar. Nëse shqiptarët pranuan kompromisin historik, pranuan të jetojnë në katër shtete të ndarë, i qëndruan strikt, me ndershmëri dhe besnikëri parametrave të pakos së Ahtisarit, me premtim për integrim në BE, atëherë si është e mundur që të kërkohet të paguajnë prapë çmim, duke falur territore për hire të përpjekjeve hegjemoniste të vazhdueshme serbe ndaj trojeve shqiptare dhe krijimit të një shteti mono-etnik serb. Në këtë kontest, pretendimet për paqe me një ndarje të supozuar, nuk është më çështje vetëm e Kosovës, por është një problem mbarë kombëtar i shqiptarëve. Presupozojm se kompromisi ndërkombëtar dhe pakoja e Ahtisarit bie, gjithashtu edhe konsensusi mbarëkombëtar për pavarësinë e Kosovës bie, le të marrim pre-supozimin se imponohet një zgjidhje me imponim kufijsh, dhe preken kufijtë e Kosovës, atëherë kjo do një zgjidhje mbarëkombëtare. Shqiptarët nuk mund të jenë të pa përgatitur në këtë rast pa një qëndrim të unifikuar. Në rast të prekjes së kufijve të Kosovës, atëherë zgjidhja e vetme për shqiptarët ka vetëm një alternativë, tokat shqiptare duhet të bashkohen vetëm në një shtet. Formën dhe mënyrën e realizimit të kësaj të drejte të shqiptarëve, duhet kërkuar dhe realizuar përmes politikës së madhe, atyre të cilët njëqind vite më parë, copëtuan trojet dhe popullin  shqiptarë që sot jetojnë në gjashtë shtete Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

III

Që nga bërja publike e ri përkufizimit gjoja të kufijve me Serbinë, na dolën shumë informata dhe dezinformata lidhur me procesin. Kishte një fushat të fuqishme si një përpjekje për të krijuar opinionin publik në kontest të ndërrimit të qëndrimeve perëndimore sidomos administratës Tramp, që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës. Televizione, gazeta dhe portalet, veçanërisht ato erdoganiste, sllaviste dhe të tjera të cilat dyshohen se financohen nga fondacione të dyshimta, përveç tjerash plasuan ide, projekte përmes një  propagande shpifëse, me qëllim të krijimit të një fryme antiamerikane në opinionin publik shqiptar. Kjo me të vetmin qëllim që faturën për ndërrim kufijsh, t’ia veshin politikës amerikane. Por dolën të gjithë lakuriq, kur ambasadori i ri amerikan  i emëruar në Republikën e Kosovës nga Presidenti Tramp, tha : asnjë gjë nuk mund të lëvizë përtej rregullave të lojës-kornizave të përcaktuara për kufijtë. Thjesht u kuptua qartë se kush qëndron në këtë loje! Të gjithë ata tani kanë heshtur si në Prishtine, Tiranë dhe gjetiu.

Dhe tani kur në Tiranë dhe Prishtinë po vijnë ambasadoret e rijnë, a do vije edhe ndëshkimi i një i eksponentëve , pikërisht për shkak të lojës se madhe që u bë kundër politikës amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, kjo mbetet te shihet?.

Meqë tani pritet të riformulohet politika  lokale dhe ndërkombëtare, pikërisht rregullat e reja të politikës amerikane, shqiptarët nuk kanë arsye të brengosen, sepse proceset e reja që do të krijohen në Ballkan, i përcakton politika e madhe e cila është në aleance ndërkombëtare me ne. Kjo nuk e nënkupton rolin pasiv të shqiptarëve, ne duhet jemi në krah dhe hap me aleatet tanë, sidomos me ata amerikan, duke e i kryer detyrat tona kushtetuese-konstitucionale.

Leave a Reply