Mungesa e investimeve në bashkinë Lezhë, reagon Eduart Ndocaj: Lezha meriton të jetë pararoja e qyteteve shqiptare, ashtu sikurse edhe historia e ka nderuar. Do të ofroj standardin europian të cilësisë dhe të zhvillimit të këtij qyteti

Home » Aktualitet » Mungesa e investimeve në bashkinë Lezhë, reagon Eduart Ndocaj: Lezha meriton të jetë pararoja e qyteteve shqiptare, ashtu sikurse edhe historia e ka nderuar. Do të ofroj standardin europian të cilësisë dhe të zhvillimit të këtij qyteti

By arberia on September 26, 2018. No Comments

Mungesa e investimeve në bashkinë Lezhë, reagon Eduart Ndocaj: Lezha meriton të jetë pararoja e qyteteve shqiptare, ashtu sikurse edhe historia e ka nderuar. Do të ofroj standardin europian të cilësisë dhe të zhvillimit të këtij qyteti

    

Në cilësinë e kandidatit, tashmë të vetshpallur dhe me vetbesim të palëkundur në fitoren e tij për kryebashkiak i Lezhës, Eduart Ndocaj ka reaguar sot, në lidhje me mungesën e investimeve në lagjen “Besëlidhje” të qytetit të Lezhës, të cilën, “kaubojsi” e krahasoi me pamjet e zonave të luftës në vendet e lindjes së mesme.

Përmes reagimit të tij, Ndocaj akuzoi bashkinë për mungesë vizioni, dhe për mosmenaxhim të mirë të fondeve publike, por nuk la mënjanë dhe përfaqësuesit e qeverisë, deputetët e zonës, Pjerin Ndreun dhe Linidta Nikollën, ndaj të cilëve lëshoi akuza për mosvëmendje ndaj këti qyteti me resurse të shumta.

Në shënimin e tij, Ndocaj, u premtoi bashkëqytetarëve lezhianë, se me marrjen e bashkisë së lezhës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019, ai, do të investojë edhe në lagjen me emrin historik ‘Besëlidhja”, si në cdo lagje tjetër, duke ofruar standardin europian të cilësisë dhe të zhvillimit.

Ja reagimi i plotë:

‘LAGJIA E BRAKTISUR ‘

Edhe pse mban një emer mjaft historik LAGJIA BESLIDHJA ajo prej kohesh është braktisur nga Bashkia e Lezhes dhe Qeveria e Edvin Rames. Mjafton të shikosh ambientet e kesaj lagjeje dhe vetja të ngjan sikur je në ndonje lagje të Siris pas lufte. E pra jemi në zemren e qytetit të Lezhes. Jemi në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit por për Lindita Nikollin dhe Pjerin Ndreun ky qytet nuk ekziston. Ky qift socialist në sinkroni të plotë me Bashkiaket e Fran Frrokut as nuk ju intereson fare degradimi i qytetit. Ketyre ju intereson vetem të mashtrojnë qytetaret lezhian e të pasurohen për vete. Zgjedhjet 2019 po afrojnë, unë Eduart Ndocaj ju garantoj se jo vetem kjo lagje por i gjithe qyteti i Lezhes do jetë prioritet i ndryshimeve radikale në favor të permisimit të ambienteve infrastrukturore në sherbim të jeteses qytetare. Unë kerkoj beslidhje me ju lezhian që ti japim fund keqtrajtimit e shperdorimit të fondeve bashkiake e qeveritare. Lezha meriton të jetë pararoja e qyteteve shqiptare, ashtu sikurse edhe historia e ka nderuar.

Leave a Reply