Nga Eduart Ndocaj: Të faleminderit Nena Terezë!

Nga Eduart Ndocaj: Të faleminderit Nena Terezë!

    

Sonte, është një ndër ditët më të emocionuara të jetës sime. Këto emocione të jashtëzakonshme krenarie, shqiptarizmi na i ka dhuruar Nënë Tereza. Dua të të falënderojmë! Vatikani, atë natë këndonte e fliste shqip. Këto janë vlerat e një populli me vlera të larta kristiane, me kontribute të rëndësishme për qytetërimin europian. Nëse deri sot, dikush në Europë kishte dyshime për popullin shqiptar, ato dyshime shuhen sot në  këtë datë. CNN dhe e gjithë bota po flisnin shqip, një ndër gjuhët me të vjetra e të rëndësishme të Europës. Me lot në sy, po shkruaj sonte këto rreshta që dalin nga thellësia e zemrës sime, por edhe nga zemra e çdo shqiptari. Skënderbeu, mbrojtës i Krishtërimit dhe i Kombit shqiptar, atë natë ka gjetur paqe në atë botë. Sa me fat jam! Në ’97-n e largët ika me gomone në Itali, Vatikanin e kam parë edhe si klandestin, por fati e desha që atë nate ta përjetoja në rreshtin e parë. Nuk ka emocion më të madh për mua e për çdo shqiptarë. Kënga për Skënderbeun ngrit në këmbë të gjithë qytetin e Shenjtë Vatikanin. Të faleminderit Nëna Tereza që lartësove kaq lart popullin tonë të vuajtur për liri, për dinjitet! Jam krenar që atë natë isha në koncertin dedikuar Nënë Terezës dhe çdo shqiptari! Ne jemi Europian dhe civilizimi europian flet shqip, ashtu siç ka folur që nga antikiteti.

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj-nene tereza

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj-nene tereza

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj-nene tereza