PASIGURIA PËR JETËN NË RRITJE

Home » Aktualitet » PASIGURIA PËR JETËN NË RRITJE

By arberia on September 17, 2018. No Comments

PASIGURIA PËR JETËN NË RRITJE
Përveç plagës sociale, varfërisë e krimit në familje që ka pllakosur shoqërinë shqiptare sot në shekullin e 21-të i rikthehet plaga e vjetër shekullore ajo e hakmarrjes.
Sot kur Shqipëria aspiron për në Bashkimin Europian ndodhet në një situatë të rëndë përballë krimit të përhapur kudo duke krijuar vërtetë një pasiguri për jetën e qytetarit.
Statistikat provuan se para 4 vitesh hasmëria ishte në ulje, pra një plagë që pritej të shërohej por tashmë ndodhemi në një ralitet krejt të hidhur për të ardhur në krah të varfërisë ringjallja e plagës së vjetër trashanike shqiptare.
Gati çdo ditë kemi krim hakmarrje cep më cep të Shqipërisë, dora kriminale zgjat dorën e vepron përballë një shteti të gjunjëzuar e të kapur nga mafia.
Policia e shtetit është e dorëzuar në parandalimin e krimit, luftën kundër tij si dhe nuk kap thuajse asnjë autor krimi hakmarrës.
Unë do veçoj një rast në Tiranë ku me datën 19 korrik, vetëm 3.5 km larg nga zyra e kryeministrit në Paskuqan sulmohet me armë shtëpia e qytetarit Forcim Xhepa i ndodhur në hasmëri.
Shtetasit Fatmir Xhepa jo vetëm se i qëllohet shtëpia me armë tip kallashnikov por edhe i digjet një pjesë e shtëpisë.
I vetmi burim i sigurtë është se shtetasi Xhepa ishte larguar nga Shqipëria kohë më parë dhe në shtëpi nuk gjendej asnjë njeri. Këtë radhë e vetmja përgjigje e shpejtë ishte zjarrfikësja e cila arriti të fik zjarrin, kurse policia e shtetit si gjithnjë me vonesë dhe e dorëzuar.
Sot pas dy muajsh nga Policia kemi vetëm një përgjigje se sulmi ndaj shtëpisë ishte për hakmarrje, por nuk kemi asnjë autor të krimit të kapur dhe as emër autori në ndjekje.
Vërtetë një dramë shqiptare në rritjen e pasigurisë për jetën. Agron Prebibaj

Leave a Reply