Rivendosja e tarifës në “Rrugën e Kombit”, shpërthen Eduart Ndocaj: Mafia komuniste me padrinon Edvin Kristaq Rama ka vendosur që kuksianët t’i izolojë. Zgjohuni e digjini përsëri këto barake të ndyra!

Home » Aktualitet » Rivendosja e tarifës në “Rrugën e Kombit”, shpërthen Eduart Ndocaj: Mafia komuniste me padrinon Edvin Kristaq Rama ka vendosur që kuksianët t’i izolojë. Zgjohuni e digjini përsëri këto barake të ndyra!

By arberia on September 5, 2018. No Comments

Rivendosja e tarifës në “Rrugën e Kombit”, shpërthen Eduart Ndocaj: Mafia komuniste me padrinon Edvin Kristaq Rama ka vendosur që kuksianët t’i izolojë. Zgjohuni e digjini përsëri këto barake të ndyra!

    

Ish-deputeti Eduart Ndocaj një nga zërat e fuqishëm të opozibërjes ndaj qeverisjes së Edi Ramës, kësaj radhe, përmes një shënimi në profilin facebook, ka lëshuar thirrje të forta për protesta ndaj oligarkisë qeverisëse, siç e cilësoi ai ekipin qeveritar.

Në këtë shënim, z.Ndocaj, ka apeluar shqiptarët të protestojnë me datë 17 shtator, kundër rivendosjes së taksës në “Rrugën e Kombit”, pasi kjo rrugë, sipas “kaubojsit” nuk përmbush kriteret infrastrukturore për t’u taksuar. Ish-deputeti, e ka konsideruar diskriminuese këtë taksë për veriun e Shqipërisë, ndaj të cilit Rama ka një urrejtje gjenetike të trashëguar që me të atin e tij, Kristaqin, i cili me firmën e tij vari në litar, poetin Havzi Nela.

Eduart Ndocaj, e konsideron tendencë shtetrrethuese këtë taksë, ndaj dhe fton qytetarët të ngrihen për të protestuar dhe së bashku, pasi Rama synon përçarjen e shqiptarëve përmes politikave diskriminuese.

Ja shënimi i plotë:

Mafia komuniste me padrinon Edvin Kristaq Rama ka vendosur që kuksianët t’i izolojë me taksën e “Rrugës së Kombit”; po ashtu shqiptarët anembanë botës, të cilët këtë arterie e patën si rrugën e bashkimit të tyre, sërish do të ndjehen të kufizuar për të qarkulluar lirshëm në trojet e tyre amtare; Shqipëria po vendoset në shtetrrethim nga oligarkia qeverisëse. Ajo autostradë është e pa përfunduar në 50% të rruges, janë rreth 8 ura pa u përfunduar, s’ka siguri nga rrëshqitjet e malit, s’ka siguri nga kafshët e buta dhe të egra, s’ka sinjalistikën e duhur, s’ka siguri në barrierat, ku fshatarët dalin nga njëri krah në tjetrin se s’kanë mbikalime as nënkalime. Pra, kjo arterie mund të kthehet me pagesë kur të ketë këto kushte të realizuara e jo vetem një vend pagesë, por duhet të ketë çdo dalje e hyrje vendi ku merr biletën dhe tarifën e saktë kur qarkullon, jo një tarifë fikse ku diskriminohet veç Kukësi, Mirdita, Tropoja, Dibra dhe Hasi. Kjo është urrejtie ndaj veriut, që ky bandit kryeministër e ka në gen nga i ati Kristaqi, që vari poetin kuksian në ’89 , ndërsa Edvini do t’i izolojë që të mos të vijnë në Tiran më Kuksianet. Zgjohuni e digjini përsëri këto barake të ndyra!
Me datën 17 shtator 2018 , të gjithë kuksianët dhe jo vetem, të dalim në protestë për t’i thëne “JO” taksës së Edvin Ramës. Nuk do t’i ndalim protestat derisa të na plotësohen kërkesat tona. Kush ështe dakort?

Leave a Reply