RRITET KRIMINALITETI DHE PASIGURIA PËR JETËN

Home » Aktualitet » RRITET KRIMINALITETI DHE PASIGURIA PËR JETËN

By arberia on September 14, 2018. No Comments

RRITET KRIMINALITETI DHE PASIGURIA PËR JETËN

Realiteti shqiptar shumë i dhimbshem pasi tashmë krimi është ulur këmbëkryq kudo, pasiguria për jetën si asnjëherë më parë. Kjo plagë e cila ka mbërthyer shoqërinë shqiptare i ka rrënjet te varfëria te kriza sociale e shoqërore, krijesë kjo e keqeverisjes e cila nuk paraqet asnjë program social.
Çdo ditë në disa vrasje për grindje e hakmarrje, çdo ditë kemi vrasje në familje plagë e cila po trondit shoqërinë, tashmë kemi një shtet të kapur nga bota kriminale.
Unë po sjell vetem një rast të dorëzimit të Policisë para krimit, atë të Tropojes të cilin e kam njekur vetë, ku me 20.03.2018 vritet qytetari i pafajshem P.N nga 4 persona në një kafe në Zogaj, për motive hasmërie.
Ndërsa dora kriminale po kërkonte Ermal Nezaj krimi zgjat dorën mbi xhaxhain vetëm se nuk dinte vendin ku ndodhej nipi, vërtetë një tërbim i botës kriminale.
Siç kam sqaruar edhe më parë qytetari Ermal Nezaj sëbashku me xhaxhain e tij Pellumb Nezaj në periudhën 2003-2010 kanë punuar për familjen Kelmendi, ndërsa Ermali krijon një problem hasmërie me familjen Elshani nga Kosova dhe si i tillë detyrohet të largohet nga Shqipëria duke mos patur siguri për jetën.
Policia e shtetit e njohur me ngjarjen dhe rrezikun për jeten e shtetasit Ermal Nezaj nuk merr asnjë masë parandaluese, përkundrazi gjaksori vjen e vret pas 8-vitesh të pafajshmin e ende as sot nuk kemi asnjë zbardhje për autoret e krimit por si gjithnjë i kemi në kërkim.
Kjo është siguria dhe garancia që ky shtet jep për qytetarin e vet.
Agron Prebibaj

Leave a Reply