Shqiptarët duan të ikin shqiperin e ja marr mafia komuniste? Reagon Rama: S’jemi bunkeri i Enverit, s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani

Home » Aktualitet » Shqiptarët duan të ikin shqiperin e ja marr mafia komuniste? Reagon Rama: S’jemi bunkeri i Enverit, s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani

By arberia on September 27, 2018. No Comments

Shqiptarët duan të ikin? Reagon Rama: S’jemi bunkeri i Enverit, s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani 

Kryeministri Rama, teksa prezantoi sot pjesë nga platforma në kuadër të buxhetit të vitit 2019, ka reaguar me përgjigje edhe për ndjekësit që i shkruajnë live nga rrjetet sociale.  Mes tyre, Rama i ka dhënë përgjigje Almës nga Suedia, e cila i kujton largimet masive të shqiptarëve.

 

Për Ramën, shifrat që jepen janë thjesht propagandë. Sipas tij, njerëzit janë të lirë, dhe “s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani sot dhe tu japë mundësitë që mund tu japë Gjermania sot”.

“Kjo është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur, ne nuk jemi bunker i Enverit dhe njerëzit kanë liri, nëse shqiptarët duan azil, ndodh se ne nuk jemi anëtar të BE-së dhe nuk kemi akses për punësim si anëtarët e BE, por sa për ikjet në numër po të them se nga Kroacia, vend anëtar i BE kanë ikur në një vit më shumë se sa nga Shqipëria. Gjithë shifrat e ikjeve janë propaganda, ikën 500 mijë, 1 milionë, 200 milionë, janë propagandë”-tha Rama.

Ai theksoi më tej se nga Shqipëria kanë ikur më shumë se kanë ardhur dhe kjo sipas tij është e vërtetë.

“Por vijnë e ikin, ikin e vijnë dhe kjo është koha në të cilën jetojmë. Nuk jemi vend i mbyllur, njerëzve s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani sot dhe tu japë mundësitë që mund tu japë Gjermania sot. Por është e sigurtë që ka shqiptarë që duan të ikin, por edhe të rrinë. Ne duhet të bëjmë çmos që e nesërmja  të jetë më e mirë se e djeshmja”- tha Rama.

Leave a Reply