Tryeza e 25 partive të vogla jo-parlamentare/ Eduart Ndocaj, merr mbështetjen për kandidimin në Bashkinë Lezhë. Kodi zgjedhor me kërkesa të qarta për ndryshime që përmirësojnë standardin e zgjedhjeve

Home » Aktualitet » Tryeza e 25 partive të vogla jo-parlamentare/ Eduart Ndocaj, merr mbështetjen për kandidimin në Bashkinë Lezhë. Kodi zgjedhor me kërkesa të qarta për ndryshime që përmirësojnë standardin e zgjedhjeve

By arberia on September 10, 2018. No Comments

Tryeza e 25 partive të vogla jo-parlamentare/ Eduart Ndocaj, merr mbështetjen për kandidimin në Bashkinë Lezhë. Kodi zgjedhor me kërkesa të qarta për ndryshime që përmirësojnë standardin e zgjedhjeve

    

Sot u zhvillua takimi i radhës i 25 të vogla,partive jo-parlamentare dhe shoqërisë civile mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore. Në këtë takim, krerët e partive pjesëmarrë të tryezës nënvizuan qëndrimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e një reforme elektorale gjithëpërfshirëse, pa të cilën perspektiva demokratike dhe europiane e Shqipërisë, do të mbeten peng i proceseve elektorale asnjëherë plotësisht të lira dhe të ndershme.

Bashkëpunimi i partive jo-parlamentare dhe shoqërisë civile do të konkretizohet me një dokument final me të cilin do të njihet jo vetëm opinioni publik shqiptar, por edhe partnerët tanë ndërkombëtar.

Ndër kërkesat më të artikuara në takim, ishin ndryshimi i Kodit Zgjedhor; komisionet e qendrave të votimit dhe anëtarët e grupeve të nuëmërimt të votave të jenë jashtë politikes, pa konflikt interesi, me synim vlerësimin korrekt të votës së qytetarëve shqiptarë, pa deformimin e potencës së forcave të mëdha politke, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar mbështet plotësisht këtë iniciativë të këtyre partive, qe tashme po bashkohen çdo ditë e më shumë.

Eshtë për t’u vlerësuar anagazhimi i shoqërisë civile, e cila është në sinkron të plotë me qëndrimet dhe kërkesat tona.

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar mori mbështetjen e plotë të të gjitha forcave politike të kësaj tryeze, që të mbështetin të bashkuar në zgjedhjet vendore 2019, kandidaturën e kryetarit të PBDKSH Eduart Ndocaj për bashkinë e Lezhës.Fotografia e Agron DukaFotografia e Agron Duka

 

Leave a Reply