Vettingu i politikës nga gjyqtarë të huaj, SHBA e vendosur të “godasë” si në Rumani. S’ka shpëtim për “peshqit e mëdhenj” edhe nëse dorëhiqen nga politika

Home » Aktualitet » Vettingu i politikës nga gjyqtarë të huaj, SHBA e vendosur të “godasë” si në Rumani. S’ka shpëtim për “peshqit e mëdhenj” edhe nëse dorëhiqen nga politika

By arberia on September 8, 2018. No Comments

Vettingu i politikës nga gjyqtarë të huaj, SHBA e vendosur të “godasë” si në Rumani.  S’ka shpëtim për “peshqit e mëdhenj” edhe nëse dorëhiqen nga politika

Vettingu i politikës nga gjyqtarë të huaj, SHBA e vendosur të “godasë” si në Rumani.  S’ka shpëtim për “peshqit e mëdhenj” edhe nëse dorëhiqen nga politika

Eshtë në konfigurim trupa e gjyqtarëve që do të kalojë në Vetting politikanët shqiptarë, proces i cili pritet të startojë menjëherë pas përfundimit të Vettingut në drejtësi. SHBA do të ketë peshën kryesore në këtë “trupë” që do të bëjë Vettingun në politikë, por do të jenë në përbërje dhe ekspertë të drejtësisë britanike dhe gjermane, pikërisht për shkak se ata kanë gjurmuar pasurinë e politikanëve shqiptarë jashtë vendit dhe janë njohur me maskarallëqet e tyre

Në skenën politike shqiptare është hedhur ideja e ndërmarrjes së një nisme ligjore për të kaluar në Vetting gjithë politikën shqiptare dhe ata zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me pushtetin.

Nisma është depozituar në kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës dhe kanë firmosur sipas ligjit deputetët e PD dhe ata të LSI, duke kërkuar nga Edi Rama që ta kalojë me procedurë të përshpejtuar këtë ndryshim kushtetues dhe me votat e mazhorancës, pasi është gati dhe nuk ka nevojë as për debat, as për tryezë dhe as për ndonjë shtesë apo amendim.

Lulzim Basha, kryetari i PD dhe i opozitës, e ka cilësuar këtë nismë ligjore për Vettingun e politikës si një kërkesë imediate për të shkëputur politikën nga krimi dhe për ta pastruar atë përfundimisht.

Nismës për Vetting në parim i është përgjigjur pozitivisht lideri socialist njëherësh dhe kryeministër i vendit Edi Rama. Kryeministri ka kërkuar kalimin në “sitën” e ligjit jo vetëm ata politikanë që përfliten, përgojohen apo akuzohen për lidhje me krimin, por të gjithë politikanët, që nga Presidenti e ish presidenti, nga kryeministri e ish kryeministrat, nga ministrat dhe ish ministrat, deputetët dhe në veçanti dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm të “vetohen” për lidhjet me krimin, por të bëhet dhe verifikimi i pasurisë.

Duke qënë se janë të gjithë të zhytur në krime dhe abuzim me pushtetin, që nga Berisha, Meta, Basha, Monika e ish ministrat e deri tek Rama bashkë me ministrat dhe ish ministrat e tij, hedhja në tregun e politikës e nismës së cunguar të PD, e cila do kundërshtohet nga PS por që do tentohet të gjendet një e “mesme e artë” për të shpëtuar pasurinë e të gjithë politikës në Shqipëri, ka bërë që dhe partnerët tanë ta marrin seriozisht këtë “piruetë” të fundit politike.

SHBA dhe BE në tërë këtë përpjekje për të ashtuquajturin ligj të ri të Vettingut të politikës të hedhur nga Basha dhe të “pritur” në ajër nga Rama, sheh thjeshtë dhe vetëm një tentativë të politikës shqiptare për të shpëtuar nga ndëshkimi për shkak të maskarallëqeve të bëra gjatë qeverisjeve respektive.

Një shqetësim i tillë ka ardhur për vetë faktin se si “emërues” të përbashkët, politika e PD, PS e LSI ka gjetjen e një “arbitri” të manovrueshëm për të zbatuar Vettingun e politikanëve.

Si Meta, Berisha, Monika, Basha ashtu dhe Rama janë të interesuar që politika të bëjë “pastrimin” e politikës, pasi Vettingu pikërisht nga një trupë “gjyqësore” e zgjedhur nga politika do të bëhet. Gjithë ky skenar bëhet për të shpëtuar nga vënia para drejtësisë, politikanët e korruptuar që nuk kanë lënë zullum pa bërë në kurriz të shqiptarëve.

Duke qënë se i pari që ka artikuluar Vettingun për politikën shqiptare ka qënë ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe më pas e kanë artikuluar kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja dhe kryetari i PD Lulzim Basha, me sa duket do të jetë sërish SHBA “udhëheqëse” e këtij procesi.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se do të ndiqet pikërisht precedenti i aplikuar në Rumani, ku “trupa gjykuese” për të verifikuar pasurinë, korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin , ka qënë e përbërë me gjyqtarë të huaj. Një mënyrë kjo për të shmangur jo vetëm “familjaritetet” por dhe debatet për standarde të dyfishta apo korruptimin e gjyqtarëve vendas.

Mësohet se është në konfigurim dhe trupa e gjyqtarëve që do të kalojë në Vetting politikanët shqiptarë, proces i cili pritet të startojë menjëherë pas përfundimit të Vettingut në drejtësi.

SHBA do të ketë peshën kryesore në këtë “trupë” që do të bëjë Vettingun në politikë, por do të jenë në përbërje dhe ekspertë të drejtësisë britanike dhe gjermane, pikërisht për shkak se ata kanë gjurmuar pasurinë e politikanëve shqiptarë jashtë vendit dhe janë njohur me maskarallëqet e tyre.

SHBA është tepër e vendosur për t’i shkuar deri në fund Vettingut të politikës dhe për të hetuar të gjithë ata politikanë dhe zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me detyrën dhe që kanë qënë të lidhur me krimin, pavarësisht se mund të heqin dorë nga politika, duke mos iu nënshtruar fare Vettingut.

Precedenti “Llalla”, pritet të aplikohet, kapet apo nuk kapet nga Vettingu një politikan i caktuar, duke treguar qartë se SHBA dhe BE janë të vendosura që “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare të dalin para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin ligjor që meritojnë për abuzimin me pushtetin, krimet dhe trafiqet që kanë bërë në 28 vite.

Shqiptarët janë besimplotë se vetëm një angazhim i SHBA mund të pastrojë përfundimisht politikën shqiptare, ashtu sikurse po pastron me dorë të hekurt drejtësinë, ku falë OMN edhe gjyqtarët e prokurorët që kaluan Vettingun po riverifikohen. Partnerët tanë ndërkombëtarë kanë prova dhe fakte për të gjithë të korruptuarit.

Leave a Reply