Video-Denoncimi/ Eduart Ndocaj, thirrje prokurisë për hetim ndaj prefektit Lezhë, i cili ka bllokuar veprimtarinë e ligjshme të bizneseve që veprojnë në basenin e lumit Mat

Home » Aktualitet » Video-Denoncimi/ Eduart Ndocaj, thirrje prokurisë për hetim ndaj prefektit Lezhë, i cili ka bllokuar veprimtarinë e ligjshme të bizneseve që veprojnë në basenin e lumit Mat

By arberia on September 18, 2018. No Comments

Video-Denoncimi/ Eduart Ndocaj, thirrje prokurisë për hetim ndaj prefektit Lezhë, i cili ka bllokuar veprimtarinë e ligjshme të bizneseve që veprojnë në basenin e lumit Mat

    

Kreu i PBDKSH Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi të shpërndarë në profilin e tij facebook, ka denoncuar një aferë korruptive të prefektit të Lezhës, i cili përmes një urdhëri arbitrar ka bllokuar punën e mbi 50 bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në basenin e lumit Mat, si dhe ka sekuestruar mjetet e këtyre firmave pa dhënë asnjë shpjegim konkret.

Në denoncimin e tij, Ndocaj i ka bërë thirrje organeve të prokurorisë, institucioneve ligjzbatuese që të verifikojnë këtë akt të prefektit në fjalë, pasi përfshirja e tij në një aferë të mundshme korruptive është evidente, sepse të gjitha bizneset e penguara nga urdhëri arbitrar i prefektit janë të licensuara nga ministria e energjitikës dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjet.

Ndiqeni të plotë denoncimin e z. Eduart Ndocaj:

Leave a Reply