VIDEO E EDUART NDOCAJ..Të dashur shqiptarë! Pash hatrin e zotit t’i lëmë gjakmarrjet me njëri- tjetrin! Hasmi kryesor është politika; e kaluara dhe aktualja. KJO POLITIKË KRIMINALE. POLITIKA SHQIPTARE NXIT DHE BASHKËPUNON ME KRIMIN

Home » Aktualitet » VIDEO E EDUART NDOCAJ..Të dashur shqiptarë! Pash hatrin e zotit t’i lëmë gjakmarrjet me njëri- tjetrin! Hasmi kryesor është politika; e kaluara dhe aktualja. KJO POLITIKË KRIMINALE. POLITIKA SHQIPTARE NXIT DHE BASHKËPUNON ME KRIMIN

By arberia on September 18, 2018. No Comments

    

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndjek me vëmendje çdo zhvillim dhe situatë politike, për të cilat herë pas here bën dhe reagimet e duhuara dhe mban qëndrime të ashpra politike.
Në orët e pasdites, ish-deputeti Ndocaj, i shtyrë nga emisioni i mbrëmshëm “Fiks fare”, ku prezantohej rasti i një vajze të vogël të ngujuar dhe në pamundësi shkollimi, ka shpërndarë për ndjekësit e tij një video-mesazh, me thirrje dhe lutje të forta emocionuese për të hequr dorë nga fenomeni i gjakmarrjes, pasi shqiptarët kanë mjaft halle dhe probleme të tjera, të cilat po e zvarrisin deri në cfilitje kombin tonë.

Gjitashtu, në këtë video-mesazh, z.Ndocaj u ka kujtuar shqiptarëve, se politika e kriminalizuar në Shqipëri e shfrytëzon këtë fenomen për të ndërtuar dhe për të ushqyer ambientin e saj kriminal.

Ndiqeni mesazhin e plotë të kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj:

Të dashur shqiptarë! Pash hatrin e zotit t’i lëmë gjakmarrjet me njëri- tjetrin!
Hasmi kryesor është politika; e kaluara dhe aktualja.
Hasmi i shqiptarëve është Enver Hoxha me familjen e tij edhe sot e kësaj dite dhe në vazhdim.
Hasmi i shqiptarëve e mirditorëve ësht ish- gjenerali Sabri Godo me familjen e tij, që pushkatoi dhe futi të gjallë 14 burra të Mirditës në tokë.
Hasmi i shqiptarëve dhe i kuksianëve që vrau poetin Havzi Nela është Kristaq Rama me familjen e tij sot dhe në vazhdim.
PRA, HASMI ËSHTË POLITIKA KRIMINALE.

Leave a Reply