Video-komunikimi/Eduart Ndocaj, njofton riorganizimin e fuqishëm dhe fton qytetarët shqiptarë të mbështetin PBDKSH: Kandidaturat tona do të jenë njerëz të ndershëm dhe profesionistë.
Me thjeshtësinë që e karakterizon, por si një politikan karizmatik, me ndikim të madh kryesisht në qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, me cilësinë e kryetarit të PBDKSH, ka dalë sërish sot në një video-komunikim, ku ka ftuar të gjithë shqiptarët e ndershëm të bëhen pjesë e partisë së tij, si e vetmja forcë politke që garanton funksionalitetin e demokracisë së brendshme.
Përmes këtij video-komunikmi, Z. Ndocaj, shpall dhe garën e pranimit të kandidaturave për këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive që do të përfaqësojnë subjektin e tij politk në zgjedhjet vendore të vitit 2019, ku ndershëmria dhe profesionalizmi janë kriteret bazë mbi të cilat do të orientohet procesi i përzgjedhjes së këtyre kandidaturave, theksoi ndër të tjera Eduart Ndocaj.
Më herët, z.Ndocaj ka paralajmëruar, daljen më vete të kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme, si dhe ka njoftuar pjesëmarrjen në garë në 61 bashkitë e vendit.
Ndiqeni të plotë video-komunikimin: