2 bandat e Lulit e te Ramez goditje të fuqishme, si po shpartallohen klanet në politikë e drejtësi

Home » Aktualitet » 2 bandat e Lulit e te Ramez goditje të fuqishme, si po shpartallohen klanet në politikë e drejtësi

By arberia on October 16, 2018. No Comments

2 goditje të fuqishme, si po shpartallohen klanet në politikë e drejtësi

Ndërkombëtarët po godasin aleancat, për të arritur në majat e krimit dhe korrupsionit

Korrupsioni dhe krimi, që të zhvillohen kanë domosdoshmëri krijmin e rretheve vicioze dhe aleancat. Kur kanë kaluar dy vjet që nga miratimi historik dhe konsensual i reformës në drejtësi, shkërmoqja e këtyre grupimeve po bëhet gjithnjë e më e vështirë, por jo e pamundur.



Deri më tani kemi parë goditjen që po marrin dy grupimet më të fuqishme në drejtësi dhe në politikë.

Shpartallimi i parë erdhi me goditjen e klanit të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Largimi i tij nga rradhët e drejtësië ka rritur panikun e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Pas tij ishte radha e krahut të djathtë Rovena Gashi, e cila doli jashtë loje së bashku me bashkëshortin Dritan Gina.

Në fillim të muajit maj, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pezulloi nga detyra çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Vendimi i Arta Markut mbërriti pasi Prokuroria e Durrësit nisi ndaj dy prokurorëve një hetim për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Pak nga pak ka filluar të “çvishet” i binduri i tij Besim Hajdarmataj. Fillimisht u shkarkua nga kreu i Krimeve të Rënda, ndërsa pak kohë më parë u degdis në Prokurorinë e Pogradecit.

Shpartallimi i çerdhes së Adriatik Llallës, po jep efektet dita-ditës.

Goditja tjetër ka ardhur në bllokun e politikës. Në panik nga “furtuna” u rreshtuan së bashku kundër reformës në drejtësi. Por marrëveshja e politikanëve shqiptarë është prishur me kërkesë ultimative nga ndërkombëtarët. Basha dhe Rama nuk mund t’i qëndrojnë më paktit prej 5 orësh të 17 Majit, që i befasoi të gjithë.

Rama-Basha-Meta- Berisha -Kryemadhi tashmë janë vetëm përballë rrezikut  SPAK dhe BKH.

Leave a Reply