A do të arrestohet e afërmja e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Sekretarja e Përgjithshme e Arben Ahmetaj ?

Home » Aktualitet » A do të arrestohet e afërmja e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Sekretarja e Përgjithshme e Arben Ahmetaj ?

By arberia on October 22, 2018. No Comments

A do të arrestohet e afërmja e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Sekretarja e Përgjithshme e Arben Ahmetaj ?

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet penale për Sekretaren e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani e cila është dhe e afërme e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjona. Burime të Politiko.al bëjnë të ditur se hetimi ndaj tyre ka nisur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk janë zbatuar vendimet e formës së prerë të dhëna nga gjykatat. Pritet të thirret të dëshmojë në lidhje me këtë çështje edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Prokurori Avni Kraja në Prokurorin e rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në Neni 280,281 i Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 248 të Kodit 320,320/a, 321 të Kodit Penal ka filluar ndjekjen penale për shpërdorim detyre, për pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës si dhe veprime në Kundërshtim me vendimin e gjykatës të Gelardina Prodani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu Bazuar ne LIGJ Nr. 152/2013 PËR NËPUNËSIN CIVIL (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017) Neni 66/1 (shtuar si nen i ri me ligjin nr. 178/2014) 1.
Vendimet gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë zbatohen menjëherë nga njësia përgjegjëse. 2. Nëse rikthimi i nëpunësve civilë në detyrë, sipas pikës 1, të këtij neni, është objektivisht i pamundur, atëherë ata regjistrohen në një listë pritjeje deri në sistemimin e tyre në një pozicion të rregullt në shërbimin civil. Lista administrohet nga njësia përgjegjëse. 3. Gjatë kohës së qëndrimit në listë, nëpunësit civilë paguhen sipas pozicionit të fundit që kanë pasur në shërbimin civil. 4. Njësia përgjegjëse është e detyruar që në momentin e krijimit të një vendi të lirë në shërbimin civil, të emërojë, fillimisht, me pëlqimin e tyre, nëpunësit civilë të regjistruar në listë, sipas kategorisë përkatëse dhe që plotësojnë kriteret e pozicionit të punës. 5. Këta nëpunës, me pëlqimin e tyre, mund të sistemohen edhe për plotësimin e vendeve të lira, të krijuara në mënyrë të përkohshme. Njësia përgjegjëse në këtë rast bën emërimin e përkohshëm të këtyre nëpunësve. Sipas prokurorisë, Albana Kociu nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e gjykatës të formës se prere e vërteton PROCESVERBAL i Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 11.04.2018, ora 09:00, ku Albana Kociu deklaron: Nuk kemi një shifër të saktë se sa rëndojnë këto vendime ende të pazbatuara. Aktualisht që flasim janë 145 vendime gjyqësore të pazbatuara, për të cilat jemi duke marrë masa t’i adresojmë dhe t’i zbatojmë në respektim të Kushtetutës …………… Albana Kociu po shpërdoron detyrën me vendimet e formës së prerë të pazbatuara që shkaktojnë dëme shtetit miliona leke në muaj, ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike bën konkurse dhe marrin në punë të tjerë persona duke paguar për të njëjtin vend pune dy punonjës.
Nga llogaritja e dëmit financiar që vazhdon të shkakton çdo muaj buxhetit të shtetit mos ekzekutimi i vendimeve, është një dëm financiar që shkon në disa qindra milion leke në muaj dhe që ngarkon me përgjegjësi Drejtorin e DAP Albana Kociu dhe Gelardina Prodani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për dhjetëra vendime gjykate të formës së prere të pazbatuara nga ana e Ministrisë së Financave, Duke u bazuar në nenet 248 te Kodit Penal ku thuhet se: Shpërdorimi i detyrës “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”. A do të arrestohen për shpërdorim të detyrës, zyrtarët e lartë të shtetit apo organi i akuzës do t’i tolerojë të afërmit e ministrave?

Përmendim këtu statusin e fundit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj:

“Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.
E përshendes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.
Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij.”
Urojmë që drejtësia të mos veprojë me dy standarte!

Leave a Reply