atos Nano mos bëfsh pikën e hajrit, njërin e more nga poshtë urave, tjetrin nga lopët në Librazhd, e na i bëre peshqesh”

Home » Kryesore » atos Nano mos bëfsh pikën e hajrit, njërin e more nga poshtë urave, tjetrin nga lopët në Librazhd, e na i bëre peshqesh”

By arberia on October 13, 2018. No Comments

Fatos Nano mos bëfsh pikën e hajrit, njërin e more nga poshtë urave, tjetrin nga lopët në Librazhd, e na i bëre peshqesh”

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji ka denononcuar sot se Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me ‘’trafikantin e rrezikshëm të drogës Edmond Bega.’’

Salianji publikoi dhe disa dokumenta që i përkisnin sistemin TIMS ku shihej se Balla dhe Bego hera herës kishin udhëtuar jashtë vendit me të njëjtën makinë. Vetë kreu i grupit parlamentar socialist i mohoi akuzat duke paralajmëruar një tjetër padi për shpifje në Gjykatë ndaj Salianjit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar së fundi dhe gazetari Armand Maho, i cili përmes ironisë i kërkon llogari ish-kryeministrit Fatos Nanos pse na ka bërë ‘peshqesh’ Ramën dhe Ballën.

“Ja dhe Tao, qe po shijon frutet e Pushtetit sa ne Paris, Vjene, Lubjane me cunat e Aldo Bares! Eh Fatos Nano mos befsh piken e hajrit, ku na i bere peshqesh keta, njerin e rremove ne Paris poshte urave e bere sheik. Tjetrin e more nga lopet, ne Librazhd dhe tani e ka bere rrugen Paris-Vjene si nje here nje kohe kur bente rrugen shtepi- mullar- stalle!”, shkruan Maho në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply