Deklarata e fortë e Emiljano Nuhut: Kam prova të reja që implikojnë Ballën dhe zyrtarët e tjerë socialistë

Home » Aktualitet » Deklarata e fortë e Emiljano Nuhut: Kam prova të reja që implikojnë Ballën dhe zyrtarët e tjerë socialistë

By arberia on October 4, 2018. No Comments

Deklarata e fortë e Emiljano Nuhut: Kam prova të reja që implikojnë Ballën dhe zyrtarët e tjerë socialistë

 

 

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu është shprehur në emisionin “Të Paekospozuarit” në “News 24” se, ka prova që vërtetojnë versionin e tij se është kërcënuar me armë zjarri në prani të zyrtareve socialistë në stacionin policor të Fushë-Krujës.

nuhu

 

Unë them me bindje të plotë se kam qenë në komisariat atë ditë, më 21 korrik, tha Nuhu.

I pyetur a ke prova përveç deklaratës, u shpreh: “Prova shkon në harmoni nga data 21. Kur e denoncova publikisht erdhi lëvizja nga policia dhe prokuroria që  solli arrestimin e djalit të deputetit dhe për pjesën që Balla dhe të tjerë e mohojnë kam prova që do i nxjerr. Po i lë që ata të modifikojnë provat e qelizave telefonike që ka qenë në peshkim e takime elektorale”.

“Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron”, shtoi.

Që zyrtarë të PS-së kanë qenë prezent kur është kërcënuar, Nuhu tha se, “atë e vërtetojnë dhe pamjet që lidhin në harmoni me qelizat telefonike, nëse s’dalin bashkë, kjo nuk është e vlefshme”.

Leave a Reply