Denoncimi? Eduart Ndocaj: Në fshatrat Gjobardhaj,Kalivaç,Kaftallë nuk ka ujë të konsumueshëm prej 6 muajsh. Autoritetet përkatëse inekzistente. Unë do t’i japë fund këtij problemi abuziv dhe të paskrupullt

Home » Aktualitet » Denoncimi? Eduart Ndocaj: Në fshatrat Gjobardhaj,Kalivaç,Kaftallë nuk ka ujë të konsumueshëm prej 6 muajsh. Autoritetet përkatëse inekzistente. Unë do t’i japë fund këtij problemi abuziv dhe të paskrupullt

By arberia on October 16, 2018. No Comments

Kandidati për kryebashkiak i Lezhës, Eduar Ndocaj, përmes një denoncimi në profilin e tij facebook, ka ndarë shqetësimin e banorëve të disa fshatrave të Lezhës, të cilët prej më shumë se gjashtë muajsh u mungon uji për konsum të përditshëm, pasi është shfrytëzuar për parcelat e hashashit, duke lënë në thatësirë totale disa fshatra të Lezhës.
Në fshatrat Gjobardhaj,Kalivaç,Kaftallë nuk ka ujë të konsumueshëm, prej 6 muajsh, shkruan Ndocaj në profilin e tij facebook, dhe kjo vjen si rezultat i mbjelljes së parcelave me hashash, duke devijuar burimet ujore në funksion të ujitjes së këtyre parcelave.
Gjithcka përkon me stinën e mbjelljes së hashashit, ku banorëve u rrëmbehet uji, duke i lënë në thatësirë totale, dhe këta të fundit as nuk kanë se kujt t’i ankohen, pasi gjithnjë janë shpërfillur nga instancat përkatëse.

Katastrofë dhe mizerje në këtë çeshtje ku të shkretët i kanë gënjyer për muaj të tërë që ka thatësirë e të gjithë ngushëllohen me faktin ironik se s’ka askush, vazhdon reagimin e tij, Eduart Ndocaj.
Këtu aktorët janë të shumtë në pazaret banale,nëpër shpatet e maleve. Vëndi ku buron uji është i pashtershëm.
Në fund, Ndocaj, siguroi banorët e këtyre fshatrave, se pas zgjedhjeve të vitit 2019, ku ai me besimin e patundur në fitoren plebishitare që do të korrë për bashkinë e Lezhës, do t’i japë fund këtij problemi abuziv dhe të paskrupullt, si dhe do të cojë para organeve të drejëtsisë cdo individ që abuzon me ujin dhe sistemet ujitëse.

Leave a Reply