Dorëheqja e Xhafës, reagon Eduart Ndocaj: Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Vetëm largimi i Edi Ramës, do të sjellë stabilitetin politik dhe institucional të vendit

Home » Aktualitet » Dorëheqja e Xhafës, reagon Eduart Ndocaj: Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Vetëm largimi i Edi Ramës, do të sjellë stabilitetin politik dhe institucional të vendit

By arberia on October 27, 2018. No Comments

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj-edi ramaDorëheqja e Fatmir Xhafës, nga posti i ministrit të brendshëm, ka sjellë dhe reagimin e politikës, ku përfaqësues të ndryshëm nga gjithë spektri poliitk shqiptar kanë reaguar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, si “koka” e krimit të organizuar në vend dhe si personi përgjegjës për situatën e rënduar ekonomike dhe politike.
Ndër zërat më konseguentë për largimin e Ramës, është kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ka nënvizuar fuqishëm se pa dorëheqjen e kryeministrit nuk mund të ketë stabilitet poliitk, pas Rama është ideatori dhe dirigjuesi i lidhjeve të politikës me krimin e organizuar.
Ja deklarata e plotë e kryetarit të PBDKSH, Eduart Ndocaj:
Të dashur qytetarë!
Shqipëria, vendi ynë i dashur, prej kohësh është në zgrip të perpsektivës së tij europiane, pasi qeverisja e “rilindjes”, përvecse ka ndryshuar busullën gjeopolotike të orientimit të saj, duke na përafruar me qasjen e boshtit lindor, duke hyrë nën sqetullat e Erdoganit, tashmë, është evidente se kjo qeveri është katërcipërisht e lidhur me krimin e organizuar, dhe koka e tij është padyshim kryeministri i vendit.
Zhvillimet e fundit, që nxjerrin lakuriq Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë si të lidhur me bandat kriminale në vend, bëjnë të domosdoshme thirrjen e një proteste të fuqishme mbarëpopullore, për shporrjen e klikës kriminale me në krye kryeministrin e vendit, që në bashkëpunim me strukturat kriminale ka marrë peng institucionet demokratike dhe rendin kushtetues të Shqipërisë.
Dalja në dritë e përgjimeve të shumta, ku ish-ministra, ministra, deputetë dhe kryebashkiakë të sektit të “rilindjes” kapen nga shërbimet partnere duke komunikuar me eksponentë të botës së krimit, është këmbanë alarmi për cdo qytetar, i cili duhet të ngrihet fuqishëm, në misionin e shpëtimit të vendit nga kthetrat e dorës së zezë të krimit të organizuar.
PBDKSH, i kërkon liderit të opozitës, Lulzim basha, të thërrasë urgjentisht tryezën e faktorëve politikë opozitarë për të filluar bashkërisht, aksionin e pakthyeshëm të largimit me cdo mjet të Edi Ramës nga qeverisja e vendit, pasi cdo vonesë në këtë drejtim, është në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë.
Ne si subjekt politik, kërkojmë dorëheqjen e menjehershme të Edi Ramës. Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Vetëm largimmi i Edi Ramës, do të sjellë stabilitetin politik dhe institucional të vendit, si premisat e duhura për rifillimin e negociatave me BE në kuadër të integrimit të vendit.

Leave a Reply