EDITORIA nga Eduart Ndocaj L: NUK DUA TË NDALEM…!

Home » Aktualitet » EDITORIA nga Eduart Ndocaj L: NUK DUA TË NDALEM…!

By arberia on October 8, 2018. No Comments

EDITORIAL: NUK DUA TË NDALEM…!

    

NGA, EDUART NDOCAJ

 

Sa herë udhetoj rrugëve të Mirdites tonë martire,ndjej sikur BURRAT e dikurshem,më ftojnë të mos ndalem kurr. Kjo tok e vaditur me gjak trimash e të pafajshem, fton çdo mirditor të kontriboj për ‘atdheun’ e Fishtes e të Abat Doçit. Kjo ‘Tok Katedralesh’ e principate, na therret ta shpetojmë nga babzia dhe grabitja e pashpirtë që i bëhet nga koncensionarët turq e pushtetarësh shqiptar.

Mirdita e bukur ju perket piksepari mirditorve dhe dashamirseve të saj, prandaj ftoj fuqishem të gjithë fisnikt mirditor të bashkohemi për ti dal zot Mirdites ashtu sikurse vepruan e na deshmuan djemtë dhe burrat mirditor kur shkulen nga diga e Qafmolles flamurin pushtues turk.

Gjej rastin t’ju shpreh edhe njëher respektin dhe mirnjohjen time. Emrat e atyre djemve e burrave mirditor duhen gdhendur aty mbi digë.Akti i tyre burrëror na nxit të mos ndalemi asnjë qast për ti kthyer Mirdites dinjitetin e nëpërkëmbur.

Unë Eduart Ndocaj e kam marr vendimin të mos ndalem, shpresoj se deri në zgjedhjet e ardhshme të jemi shumë e të vendosur që në Mirditë, Lezhë dhe Lac- Vau i Dejes të votohet për ato mirditor që perkushtohen dhe i japin besen Mirdites për ti sherbyer asaj burrërisht sikurse e meriton.
Me respekt
E N Mirditë 2018

Leave a Reply