Eduart Ndocaj: “Aventurierë” dhe të paaftët e bashkisë Lezhë po fyejnë figurën e heroit tonë kombëtar

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: “Aventurierë” dhe të paaftët e bashkisë Lezhë po fyejnë figurën e heroit tonë kombëtar

By arberia on October 16, 2018. No Comments

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, me t’u njohur me paraqitjen që stafi i bashkisëLezhë,përmes një statuje do i bëjë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, ka reaguar duke kërkuar tërheqjen e kësaj statuje, e cila fyen dhe denigron rëndë këtë figurë, të cilën shqiptarët e kanë si emblemë përfaqësuese dhe askush s’duhet të guxojë të bëjë më lojra të tilla, në dëm të vlerave tona kombëtare, shtoi më tej në reagimin e tij Eduart Ndocaj.

Ndiqeni reagimin e plotë të tij:
“Viti i Skënderbeut”, i konsideruar i tillë në kuaër të jubileut të 560 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, krahas veprimtarive që synojnë ndricimin e figurës dhe rolin dimensional të njërit prej strategëve ushtarakë më të mëdhenj, ka sjellë ndonjëherë dhe “nxitimin” e institucioneve të ndryshme, të cilat janë treguar të pakujdesshme në studimin dhe paraqitjen vizive të figurës emblematike të kombit shqiptar.
Një gjë e tillë ka ardhur nga vendi i “besëlidhjes”, bashkia Lezhë, e cila ka prezantuar për publikun një statujë që e paraqet imazhin e heroit tonë kombëtar në elementë të caktuar, mjaft qesharake, dhe në mënyrë të papërgjegjshme, larg vlerësmit serioz dhe ndricimit të fakteve historike.
Kjo ngutje e institucionit të bashkisë, e cila financon nga taksat e qytetarëve një statujë të tillë, me deformime të mëdha, pa asnjë konsultë të mëbshtetur në hsitoriografinë shqiptare, por thjeshtë mbështetur në shijen e individëve të vecantë që s’njohin asgjë nga përmasat e figurës së përbotshme të Gjergj Kastriotit, është një skandal i madh dhe për këtë duhet që autoritetet përkatëse të tërheqin menjëherë këtë statujë, duke mos e prezantuar për publikun e gjerë, pasi nxjerr në pah për autoritëtin përkatës deficiencat e mëdha të edukimit dhe të mosnjohjes së kësaj figure.
Studiues të ndryshëm, kanë vecuar të metat e paraqitjes së imazhit të heroit tonë kombëtar përmes statujës që pritet të prezantohet shumë shpejt për publikun e gjerë, duke filluar që nga kërthiza jashtë, e deri tek veshja me minifund, cka kompromenton imazhin e figurës emblematike.
I konsideruar nga kronikanët e kohës, si “atleti i krishtërimit”, Gjergj Kastrioti është një figurë dimensionale, e cila trajtohet gjerësisht në analet e historiografisë botërore, duke marrë vëmendjen e studiuesve të ndryshëm për rolin e tij udhëheqës gjatë pushtimit osman.

Leave a Reply