Eduart Ndocaj: Dikush ikën, dikush vjen! Gjakpirësit të Bulqizës, Samir Mane, i duhen refugjatët e Lindjes, për të përfituar në kurriz të shqiptarëve

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Dikush ikën, dikush vjen! Gjakpirësit të Bulqizës, Samir Mane, i duhen refugjatët e Lindjes, për të përfituar në kurriz të shqiptarëve

By arberia on October 26, 2018. No Comments

Rezultate imazhesh për eduart ndocajI njohur për qëndrimet kategorike, si dhe për denoncimet e shumta që kanë të bëjnë me tema sociale, ekonomike dhe politike, por më së shumti për pikëpamjet e tij prej një patrioti, Eduart Ndocaj, kësaj radhe ka shprehur opinionin e tij në lidhje me një prononcim të biznesmenit Saimir Mane, i cili hodhi idenë e pranimit të refugjatëve sirianë, pasi Shqipëria ka nevojë për fuqi punëtore, e cila po zbrazet nga emigrimi masiv i qytetarëve shqiptarë dhe kjo pasojë duhet rikuperuar me zëvëndësimin e krahut të punës më refugjatë nga Lindja.
Ndocaj, përmes opinionit të tij dhe notave ironike, ka evidentuar se kjo është një “nismë” që fsheh qëllime të caktuara në funksion të përfitimeve personale të propozuesit të këtij opsioni.
Ndiqeni të plotë opinionin e z. Eduart Ndocaj:

Dikush ikën, dikush vjen! Gjakpirësi i Bulqizës, Samir Mane.

Mendon që largimi i 560,000 shqiptarëve është koinçidencë? Mendohu edhe njeherë! Largimi i tyre është plan i mirëmenduar, ata do të zëvendesohen me 600,000 afrikanë dhe arabë. Ky plan filloi të zbatohej që në shkurt 2017, kur Fatmir Xhafa nënshkroi marrëveshjen e Frontex-it për kontrollin e kufijve. Më pas vashdoi me propagandën qeveritare për të përgatitur publikun dhe së fundi me deklaratat e Zamir Manes që Shqipëria duhet të presë refugjatë, sepse mungon krahu i punës. Çfarë nuk thotë Zamiri, është që i biri Bitijes nuk nuk ka nevoje për krah pune, por do të përfitojë deri në 30,000 euro në vit fonde nga BE-ja për çdo emigrant që do të qëndrojë në Shqipëri. E kush më mirë se Zamiri mund të plotësojë nevojen e tyre për infrastrukturë, transport, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, telekomunikacion etj.
Shumëzimin e bëni vetë!Fotografia e Eduart Ndocaj Deputet

Leave a Reply