Ekspertiza italiane, zëri i përputhur 100% me atë të Agron Xhafajt”

Ekspertiza italiane, zëri i përputhur 100% me atë të Agron Xhafajt”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përgjegjës për pritjen e denoncimeve në PD, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka zbuluar përgjigjen e ekspertizës italiane për audio-përgjimin “Babale”.

Salianji u shpreh se ekspertiza italiane thotë se zëri është i përputhur 100% me atë të Agron Xhafajt. Më tej ai sfidoi prokurorinë duke i kërkuar publikimin e aktekspertizës italiane.

Teksa tregoi sesi mbërrit në PD, denoncimi nga Albert Veliu, ai mohoi çdolloj njohje me të, ndërsa tha se e kishte adresuar për në emisionet investigative, për të publikuar ngjarjen.