Emigrantët nga deti, toka dhe ajri do të votojnë për z.Eduart Ndocaj per bashkin e Lezhes 2019

Home » Aktualitet » Emigrantët nga deti, toka dhe ajri do të votojnë për z.Eduart Ndocaj per bashkin e Lezhes 2019

By arberia on October 24, 2018. No Comments

Emigrantët nga deti, toka dhe ajri do të votojnë për  z.Eduart  Ndocaj per bashkin e Lezhes 2019

Deputeti Ndocaj ndodhet kudo, mes njerëzve të thjeshtë, mes halleve të tyre, tek njerëzit nën nevojë, tek të varfrit, tek emigrantët.
Ai është human dhe bamirës! Po ashtu deputeti Ndocaj tashmë është simboli i emigracionit.
Ai ishte i pranishëm në Macerata të Italisë në një takim fantastik të organizuar nga shoqatat dhe komuniteti shqiptar.
Ndocaj inaugurojë shkollën e gjuhës shqipe si dhe po ashtu mori pjesë në një drekë bamirësie.
Fondet e mbledhura do të shkonin për nja familje shqiptare që nga tërmeti kishte humbur të Bashkëshortin dhe po ashtu bashkëshortja i ishte nënshtruar një operacioni nga i cili ka humbur këmbët.
Me të mbaruar aktiviteti z. Ndocaj bashkë me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare u nis drejt Amatrice, vendi ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe vendi ku banonte edhe familja shqiptare.
Z. Ndocaj me këtë rast pati një takim edhe kryetarin e bashkisë së Amatrice. Kjo ishte dita e djeshme.
Ndërsa sot, deputeti Ndocaj mori pjesë në një tjetër drekë bamirësie të organizuar nga Vëllezërit Gjata në Montappone.
Para se të fillonte dreka e bamirësisë e shoqëruar edhe me një koncert, deputeti Ndocaj ishte në një takim me Kryetarin e Bashkisë së Montappone, ku diskutojë me ta për rolin e Komunitetit Shqiptar e duke marr si shembull kontributin e vëllezërve Gjata, të cilët me punë të ndershme dhe me kapelet që prodhojnë kanë marrë dimensione ndërkombëtare.
Në drekën e bamirësisë ishin qindra emigrant e përfaqësuesit e thuajse të gjithë shoqatave shqiptare. Në këtë realitet kemi dy problem: Mungesën totale të Ministrit të Jashtëm e mosekzistencën e shërbimit diplomatik shqiptar.
Për ta bërë këtë duhet të bëjmë dy krahasime mes dy vendeve. Ambasadori Rumun ishte cdo ditë i pranishëm në spital duke vizituar rumunët e lënduar nga tërmeti.
Ndërsa familje shqiptare edhe pse në kushtet shumë të vështirë gjatë gjithë kohës kishte marr vetëm një tel nga Ambasada në Romë dhe askush nga Ministria e Jashtme apo nga Shërbimi Diplomatik shqiptar në Itali nuk ishte interesuar për të.
Kontributi i Ndocaj është një risi për emigracionin, sepse ata nuk janë mësuar të shikojnë mes tyre një deputet, i cili është mes tyre, për ta dhe mbron interesat e tyre pa përdorur politikën.
Pra, ai me sjelljen e tij është deputet i të gjithëve i çdo qytetari.
Ç’po ndodh me shërbimin tonë diplomatik që mbahen me lekët e taksave paguesve? Çfarë bëjnë ata që nuk merren me çështjet që u takojnë? A shkelin kushtetutën, përtej kodit të nëpunësit civili? Në Kushtetutë është shkruar e zeza mbi të bardhë se Shteti shqiptar i mbron shqiptarët kudo ku janë! Po këta të Italisë a nuk janë shqiptarë?!
Ndocaj po luan një kontribut të jashtëzakonshëm për emigracionin duke përkrahur dhe bashkuar të gjitha shoqatat shqiptare që ndjehen të braktisura nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kontributi i këtij të fundit për shqiptarët që jetojnë jashtë mund të konsiderohet zero.
Ai nuk ka asnjë kontribut për shkollat e hapura. Emigrantët i blejnë vetë edhe abetaret për të mësuar fëmijët e tyre gjuhën e Nënës.
Ministri i Jashtëm nuk ka asnjë kontribut, sepse nuk i mbështet në asnjë lloj nisme emigrantët. Madje, i konsideron qenie inferiore duke i përbuzur edhe për t’i takuar.
Të njëjtën filozofi kanë e punonjësit e shërbimit diplomatik shqiptar në Itali që mungojnë e nuk marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga Komuniteti Shqiptar.
Ky ministër mund të konsiderohet si Ministri anti-emigracion. Emigrantët të vetmin deputet dhe Ministër për nga misioni që njohin është Eduart Ndocaj, i cili për herë të parë është një zë i fuqishëm për ta edhe në foltoren e Parlamentit. Ai nuk ka nguruar t’i thotë gjërat troç edhe në Parlament. Po ashtu ai po punon i palodhur për miratimin e Ushtrimit të Drejtës së Votës të Shqiptarëve që jetojnë jashtë. Pra, të asaj që ndryshe njihet Vota e Emigracionit!
Për shkak të kontributit të palodhur që deputeti Ndocaj po jep për emigracionin, ata janë zotuar që edhe nëse politika i tradhton për së dyti duke ju hequr të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, ata do të përdorin mjetet e transportit nga deti, toka dhe ajri dhe do të vijnë të votojnë në Shqipëri për një mandate të dytë të Ndocaj, sepse është shpresa dhe zëri I vetëm në Parlament!

Leave a Reply