“Kaubojsi”, nxjerr “lakuriq” Spiropalin: Si i fitove 5 milion $? Ajo që i ka bërë “Skëndërbeu” yt dhe suita e “rilindjes” këtij kombi është e turpshme

Home » Aktualitet » “Kaubojsi”, nxjerr “lakuriq” Spiropalin: Si i fitove 5 milion $? Ajo që i ka bërë “Skëndërbeu” yt dhe suita e “rilindjes” këtij kombi është e turpshme

By arberia on October 13, 2018. No Comments

Pas një publikimi të kryetarit të PBKDSH-së, Eduart Ndocaj mbi pasurimin e deputetes Elisa Spiropali, e cila rezulton në 5 vite të ketë shuma marramëndëse në kontot bankare, kjo e fundit ka replikuar me “kaubojsin”, duke i kërkuar këtij të mos flasë me gjuhën e “qytetarit dixhital”. Në kundëreplikë, Ndocaj i ka kujtuar znj. Spiropali, se ai nuk mund të heshtë përballë fenomenit të zhvatjes së qytetarëve dhe të vjedhjes së tyre nga qeveria dhe zyrtarët e saj, dhe se ai nuk ka ndërmend të pajtohet me qeverisjen e vendit, e cila është e zhytur në krim dhe korrupsion.
Më pas , Ndocaj, i njohur për sarkazmën dhe humorin e tij plot finesë, i ka kujtuar Spiropalit, se ajo që i ka bërë “Skëndërbeu” i saj dhe suita e “rilindjes” këtij kombi është e turpshme dhe me pasoja të mëdha për ecurinë e vendit drejt proceve integruese.
Për më shumë detaje, ndiqeni të plotë replikën:

 

Leave a Reply