Nga Xhovalin Z. Kaçorri: “Arrestoni” Kaubojsin Ndocaj ..!

Home » Opinione » Nga Xhovalin Z. Kaçorri: “Arrestoni” Kaubojsin Ndocaj ..!

By arberia on October 22, 2018. No Comments

Fotografia e Xhovalin Z Kaçorri

Ai ka faj dhe shumë madje, pasi u bashkua me qelbësirat duke prerë në besë çdo lloj burrnie politike (që nuk ekziston) . Falë ndihmës së tij rilindasit u PUSHT- etëzuan.
Ai ka faj, se nuk mendonte si banditët por me pastërtin e mirditorit human.
Arrestojeni zoti im (qoftëlarg) Kryeministër, edhe këtë Eduart Ndocajn, se falë tij, ju dhe shumë të tjerë i hytë parlamentit në 2013-n, të uritur për gjithçka, taman si ndjekësit e Davitit në Tempullit e Zotit.
Zoti Rama, arrestojeni kaubojsin dhe njerëzia do e kuptojë historikisht, se me socialistët s’ka bashkëpunim, edhe për të hapur varreza qensh, e jo më për një Shqipëri Europiane, të cilen Fishta i Madh e kishte “xhan”, po aq sa ajo shqiptarët.
Arrestoni kaubojsin dhe kështu do të burgosësh edhe idiotësinë e njerëzve që të besuan ty, zoti Kryeministër!

Leave a Reply