Prokurorët që shërbejnë në rrethe të ndryshme të vendit, posedojnë një pasuri po aq paradoksale dhe të dyshimtë sa edhe gjyqtarët.

Ndonëse me pagë të barabartë, njerëzit e akuzës në Tiranë rezultojnë më të pasur dhe me më shumë burime të ardhurash se sa prokurorët e rretheve.

Por, edhe mes prokurorëve të rretheve vihen re diferenca të theksuara, ndonëse burimi kryesor i të ardhurave të tyre janë pagat e tyre dhe të bashkëshorteve.

Teksa Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur kontrollin e pasurive të njerëzve të drejtësisë për llogari të organeve të Vetingut, zbardhet pasuria e prokurorëve në rrethe të ndryshme të vendit. Disa prokurorë rezultojnë me borxhe dhe jetojnë prej vitesh me qera, ndërsa kolegët e tyre deklarojnë disa apartamente, gomone, vila, biznese dhe makina të shtrenjta.

Por, ka edhe një prokurore, ajo e Beratit, Eloida Goxhi, e cila nuk deklaron as banesë në pronësi dhe as banesë me qara, duke nënkuptuar se është e pastrehë. Megjithatë, ligjshmëria e pasurive të deklaruara do të verifikohet nga organet e Vetingut dhe ekipi i hetuesve ndërkombëtar. Të dhënat për pasurinë e 12 prokurorëve janë publikuar nga OPEN DATA, ndërsa deklaratat e tjera janë