RXhepi në qeli, Rrahmani në parlament, Rama po harton “platformën”: “Rexhepi që duam.al”

Home » Aktualitet » RXhepi në qeli, Rrahmani në parlament, Rama po harton “platformën”: “Rexhepi që duam.al”

By arberia on October 1, 2018. No Comments

Xhepi në qeli, Rrahmani në parlament, Rama po harton “platformën”: “Rexhepi që duam.al”

Xhepi në qeli, Rrahmani në parlament, Rama po harton “platformën”: “Rexhepi që duam.al”

Pas 48 orësh, ju bëjmë apel, të shkoni tek Gjykata e Apelit dhe të shikoni, se si do lirohet Rexhepi i “rilindjes”, duke e pritur tek porta makina luksoze e çeta banditësh, siç ka ndodhur, me të gjithë kriminelët, bandat, trafikanët dhe shtetarët hajdutë

 

Para 5 orësh, me lutjen dhe përgjërimet e kupolës së PS, u prangos me dëshirën e tij dhe miratimin e familjes, djali i deputetit “rilindës” Rrahman Rraja, ose më qartë, “kamikazi” i Taulant Balës, në zonën e Fushë-Krujës.

Shefi i partisë, ku bënë pjesë babai i të prangosurit, deklaroi, se drejtësia po vepron, ndërkohë që dje në këtë kohë, deklaroi se policia nuk kishte asnjë shkelje, se nuk kishte asnjë provë krimi, për djalin e deputetit.

Edhe “Demka” i shefit të partisë, deputeti “depo” skandalesh Taulant Balla, deklaroi se ndihej i kënaqur, që drejtësia veproi, por prej 3 muajsh nuk e la drejtësinë të vepronte. Instruktoi dhe frymëzoi policinë, të zhdukte provat e krimit, lejoi “trimin” dhe bandën e deputetit, të tmerronin e detyronin vajzën me kobure në kokë, të tërhiqte denoncimin e të mbyllte gojën!

Pas gjithë kësaj përpjekjeje 3 ditore, për të pastruar edhe këtë “m**t” tjetër, shefi i bandës së pushtetit, ra dakort me shefin e bandës “Rraja” të Niklës (Rexhepin), që të futej disa orë sa për lojë, në një nga dhomat e shefave të gatshëm të policisë, deri sa  të kalojë “stuhia”.

Prej 5 orësh, kapobanda që ka marrë pushtetin prej 5 vitesh, po ‘ideon” gjithë variantet e mundshme, për ta paraqitur djalin e deputetit, si “qefli e manjak femrash” dhe jo, si batak i krimit të çdo lloji!

Pas 48 orësh, ju bëjmë apel, të shkoni tek Gjykata e Apelit dhe të shikoni, se si do lirohet Rexhepi i “rilindjes”, duke e pritur tek porta makina luksoze e çeta banditësh, siç ka ndodhur, me të gjithë kriminelët, bandat, trafikanët dhe shtetarët hajdutë, që kapen në flagrancë, por lirohen, nderohen nga partitë e tyre dhe dëmshpërblehen nga taksat publike, për ditët  e humbura nga “aktiviteti kriminal”, për stresin e shkatuar dhe për dëmtim publik të figurës së tyre

Gjithsesi deri tani, siç thonë ata që kanë në dorë, çelësat e policisë dhe prokurorisë, djali i deputetit “rilindës” ndodhet në qeli, me akuzën për rrëmbim, përdhunim e torturues femrash, ndërsa babai deputet, do vazhdojë të votoj ligje anti-krim në parlament.

Leave a Reply