Sondazhi: Ja rezultati/ Bashkia Lezhë pritet të ketë “surpriza”. Eduart Ndocaj, i preferuari i zgjedhësve lezhianë

Sondazhi: Ja rezultati/ Bashkia Lezhë pritet të ketë “surpriza”. Eduart Ndocaj, i preferuari i zgjedhësve lezhianë

    

Edhe pse vendi është i përshirë në një situatë të nxehtë politike, vecanërisht pas shpërthimit të audio-përgjgijemeve, sërisht në bashkitë kryesore, vëmendja është e përqendruar në garën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme, ku në një pjesë prej tyre, sic është bashkia Lezhë, pritet të ketë surpriza, të cilat mund të shembin dominimin e partive të vjetra politike në këtë bashki.

Pas një sondazhi të organizuar nga portali ynë Poligon-al, rezultatet janë impresionuese në favor të kandidatit Eduart Ndocaj, i cili prej shumë kohësh është shpallur kandidat i subjektit politik Bashkimi Demokristian Shqiptar, dhe me shumë gjasa, ai mund të shpallet kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie.

Në një kohëzgjatje prej 48 orësh, sondazhi u fokusua në të vetmen pyetje, duke patur parasysh emrat e përfolur për kandidatë nga subjektet politike, duke u kërkuar qytetarëve përgjigjen: Cili do të ishte kryetari më afër qytetarëve të Lezhës, nëse në zgjedhjet e vitit 2019, do të ishin këto kandidatura:
1. Fran Frrokaj, PD
2. Eduart Ndocaj, PBDKSH,
3. Pjerin Ndreu, PS

Pas 48 orëve të lancuar si sondazh, morën pjesë 1272 “votues”, të cilët në mënyrë të arsyeshme dhe preferenciale kanë dhënë opinionet e tyre, si më poshtë:
1. Fran Frrokaj, 278 vota, ose 22%
2. eduart Ndocaj, 814 vota, ose 64%
3. Pjerin Ndreu, 180 vota, ose 14%

Zgjedhjet epushtetit vendor, nisur nga karakteristikat dhe specifikat që mbartin, nuk ka mëdyshje, që zgjedhësit priren të votojnë një administrator të mirë dhe në këtë rast, duket që zgjedhësit lezhianë do ia besojnë administrimin e bashkisë, biznesmenit dhe politikanit të ndershëm, djalit të tyre që iu është gjendur pranë në cdo situatë, Eduart Ndocajt.