VIDEO DHE NJOFTIMI PSE U ARRESTUA ISH-DEPUTETI ARBEN NDOKA NDOKA DHE VLLAI TI XHEVAHIR NDOKA, DREJT RIARRESTIMIT EDHE KRYTARI BASHKISE Z. FRROKAJ.

Home » Aktualitet » VIDEO DHE NJOFTIMI PSE U ARRESTUA ISH-DEPUTETI ARBEN NDOKA NDOKA DHE VLLAI TI XHEVAHIR NDOKA, DREJT RIARRESTIMIT EDHE KRYTARI BASHKISE Z. FRROKAJ.

By arberia on October 21, 2018. No Comments

 

VIDEO DHE NJOFTIMI PSE U ARRESTUA ISH-DEPUTETI ARBEN NDOKA DHE VLLAI TI XHEVAHIR NDOKA.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

Leave a Reply