Video-komunikimi/ Eduart Ndocaj: Politikat e qeverisë Rama, synojnë shpopullimin e Mirditës, duke e lënë pa investime qëllimisht. Të gjithë bashkë mundemi të bëjmë shumë gjëra

Home » Aktualitet » Video-komunikimi/ Eduart Ndocaj: Politikat e qeverisë Rama, synojnë shpopullimin e Mirditës, duke e lënë pa investime qëllimisht. Të gjithë bashkë mundemi të bëjmë shumë gjëra

By arberia on October 8, 2018. No Comments

Video-komunikimi/ Eduart Ndocaj: Politikat e qeverisë Rama, synojnë shpopullimin e Mirditës, duke e lënë pa investime qëllimisht. Të gjithë bashkë mundemi të bëjmë shumë gjëra

    

Përmes një video-komunikimi, kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një falënderim të vecantë, për përfundimin e aksit rrugor që lidh fshatrat e Qafë Mollës, Kacinarit, etj, në zonën e Mirditës.

Në komunikimin e tij, Ndocaj u ndal dhe vlerësoi rolin që luan kjo rrugë për banorët e këtyre fshatrave, si dhe dënoi ashpër politikat e qeverisë Rama, të cilat përvecse diskriminuese për veriun e Shqipërisë, janë dhe tendencioze, duke synuar shpopullimin e këtyre trevave, të cilat njihen nga historia si qëndrestare të vlerave dhe të identitetit kombëtar.

Ndocaj, shigjetoi dhe kreun e bashkisë Rrëshen, si të përfshirë në aferë me firmën tenderuese turke, e cila, jo vetën po zvarriste pafundësisht përfundimin e kësaj rruge, por madje ishte bërë pengesë e qëllimshme me synime të qarta përfitmi personal.

Në reagimin e tij, Ndocaj, falënderoi dhe ish-prefektin Eduart Ndrecaj, i cili së bashku me Ndocajn kanë qenë katalizatorët dhe nxitësit kryesorë të inevstimit të këtij aksi.

Për më shumë ndiqeni të plotë video-komunikimin:

Leave a Reply