Video-komunikimi/ Eduart Ndocaj: “Unë e dua Lezhën”, ky do të jetë projekti i zhvillimit konkret. Ujësjellësit, kanalizimet dhe asfaltimi i rrugëve për cdo fshat të bashkisë janë prioriteti i programit tim.

Home » Aktualitet » Video-komunikimi/ Eduart Ndocaj: “Unë e dua Lezhën”, ky do të jetë projekti i zhvillimit konkret. Ujësjellësit, kanalizimet dhe asfaltimi i rrugëve për cdo fshat të bashkisë janë prioriteti i programit tim.

By arberia on October 28, 2018. No Comments

Rezultate imazhesh për eduart ndocaj

Përmes një video-komunikimi, kandidati për bashkinë e Lezhës Eduart Ndocaj, ka bërë një prezantim sintetik të programit të tij, përmes të cilit ai do të ftojë zgjedhësit lezhianë për ta votëbesuar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019. ndocaj, gjatë këtij prezantimi, theksoi, se ky është një program ambicioz dhe i mirëstudiuar nga ekspertë të fushave përkatëse, ku synohet kryesisht, përmirësimi i ndjeshëm i politikave të punësimit dhe ndërhyrjet në mirëmenaxhimin e sektorëve strategjikë përmes inevstimeve në priorite të tilla si: ujësjellësit dhe kanalizimet, asfaltimi i rrugëve për cdo fshat të bashkisë, etj dhe këto investime sigurohen duke garantuar mirëmenaxhim dhe transparencë totale të fondeve të bashkisë.
Ndocaj, sërish shfrytëzoi rastin të ftojë qytetarët lezhianë të votojnë projektin e tij për Lezhën, pasi, ai është një projekt që bazohet në referenca konkrete të zhvillimit ekonomik dhe strategjik të kësaj bashkie, duke vlerësuar potencialete shumta që ofron rajoni i Lezhës. Për më shumë, ndiqeni të plotë video-komunikimin:

UN E DUA LEZHEN , PO TI E DON LEZHEN ?ATËHERE VOTO EDUART NDOCAJ PËR KRYTARE BASHKIE LEZHEN 2019.Ky është një program për qytetin e LEZHËS si dhe për të gjithë qytetarët e saj . Mirëpresim mendimet e Juaja të cilat mund t’i dërgoni nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook-ut ose E-mail-it.Bashkia e Lezhës do të menaxhohet në bashkëpunim me profesionistë dhe intelektualë, që Lezhës nuk i mungojnë, por që ja u kanë zënë vendin njerëz pa nivelin e duhur arsimor dhe intelektual, të cilët s’do të kenë akses në asnjë zyrë bashkie. Gjithashtu fondet do menaxhohen me transparencë, bashkë me qytetarët, duke marrë mendimin e qytetarëve për çdo investim apo projekt të bashkisë, sipas modelit zviceran. PROGRAMI : Infrastruktura & bujqësia: 1. Brënda 4 viteve çdo fshat do ketë rrugë të asfaltuara dhe qëndra të ndriçuara në çdo fshat .2. Do të rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë, në mënyrë që të evitohen përmbytjet e qytetit sa herë që bie shi . 3. Do të ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave dhe për pensionistët do të jetë falas. 4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë që të mos ketë më përmbytje të të mbjellave të fshatareve . 5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse apo shpime në zonat ku nuk mund të ketë kanalizime që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës. 6. Çdo familje, në çdo fshat të Lezhës, që s’ka asnjë pjesëtar familjeje të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin, mbjelljen dhe korrjen e drithërave, në mënyrë që në këto familje me vështirësi ekonomike të mos mungojë baza minimale ushqimore.7. Do të ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian, siç është edhe në Tiranë, do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët dhe do të ketë magazinim frigoriferik për pjesën e frutave dhe ushqimeve për tregëtarët që janë pjesë e tregut brënda tarifës që paguajnë . PROGRAMI : Mirëqënia Sociale: 1.Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm apo me familjare të papunë do të ndërtojmë skema për rimbursimin e ilaçeve deri në 100% për çdo 30 ditë .2.Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë askënd të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brënda dy vitëve të para të mandatit tim që të kenë një mundësi jetese më të mirë. 3.Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi, Bashkia Lezhë do t’u ofrojë 5000 lekë (të reja) në muaj çdo familjeje . 4. Për çdo çift të ri që martohen dhe jetojnë në qytet, bashkia do t’i mundësojë 50% të pagesës së qerasë për 24 muaj . 5. Per çdo lindje të fëmijës së parë, bashkia do të japë 100.000 lekë (të reja) shpërblim dhe 12 muajt e parë do t’i mundësojë pagesën e çerdhes falas. 6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë, bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh dhe 12 muajt e parë do t’i mundësojë pagesën e çerdhes falas. 7.Çdo familje që s’ka të punësuar, bashkia do t‘u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur një tarifë fikse asistence 30 mijë lekë (të reja) në muaj deri ditën që do arrijë të jetë i punësuar njëri nga çifti.8.Bashkia Lezhë do të paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë që dalin nga bankat e shkollave të rrethit Lezhë .PROGRAMI : Për Mirëqeverisje: 1. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të kenë ngrohje dhe ndriçim me sistemi diellor që do të garantohen nga fonde të sigurta nga projekte të BE për njësitë vendore në zhvillim, ku unë si krytar bashkie, do t‘i mundësoj ato. 2. Do të ulim taksat e bashkisë për qytetarët me 50%, përfshirë taksën e tokës, për familjet që nuk kanë anëtarë të punësuar.3. Çdo biznes i ri me mbi 10 punëtorë do të përjashtohet nga taksat për 2 vitet e para nga bashkia e Lezhës dhe për bizneset qe kanë 5 deri në 9 puntorë do përjashtohen nga taksat bashkiake për 12 muaj . 4. Bashkia në bashkëpunim me biznesin do të sigurojë kurse falas sipas nevojave të tregut të punës sipas modelit dhe të mbeshtetur nga Bashkimi Europian në disa bashki të Bashkimit Europian, me fondet e bashkisë Lezhë .5. Të rinjtë që mbarojnë shkollën me nota të shkëlqyera do të punësohen nga bashkia në profesionin e tyre, pa asnjë burokraci me kontratë të përherëshme në administratë. 6. Bashkia Lezhë do t’i japë përparësi futjes së teknologjisë në shkolla dhe aftësimin teknologjik të publikut me anë të kurseve të ndryshme nga profesionistë të fushave të ndryshme me shpenzimet e bashkisë Lezhë. 7. Do të restaurojmë Pallatin e Kulturës me kushte bashkëkohore në bashkëpunim me teatrin më famoz të botës ku bashkia Milano ofron modelin “LA SCALA DI MILANO”. Do të administrojmë talentet e reja dhe të afirmuara duke krijuar grupe artistike të të gjitha moshave me rroga dinjitoze për një artist duke filluar nga 50 mijë lekë të reja për artistët e rinj e deri në 100 mijë lekë të reja për profesionistët e artit dhe kulturës lezhjane . 8. Bashkia Lezhë do të paguajë 100 mijë lekë te reja shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në pension që janë akoma rezident në Lezhë, në shenjë mirënjohje nga qyteti për kontributin e tyre për ketë qytet. PROGRAMI : ARTI DHE KULTURA LEZHJANE.Kultura dhe infrastruktura që ka bërë Bashkia e Qytetit Lezhë në 28 vite është si më poshtë:Lezha ndër vite është shquar për talente si në Krijimtari artistike, Aktrim, Regjizur, Pikturë, Poezi, Shkrimtarë, Muzikatë,Instrumentisa , etj etj të cilët i kanë dhënë Lezhës një pasuri të madhe kulturore dhe artistike.1.Pallati kulturës aktual do rikonstruktohet totalisht dhe do të jetë në kushte optimale dhe multifunksionale,për ata që duan të shijojnë një spektakël.2.Qytetarët lezhjan nuk do të paguajnë asnjë cent për aktivitetet që do të organizohen nga bashkia Lezhë apo pallati kulturës në sallat e saj.3.Për artistët, pallati kulturës do të jetë në dispozicion 24 orë, po ashtu dhe për bandën e qytetit ku do të mund të kryejnë prova dhe gjjthçka tjetër.4.Prioritet kryesor është dhe ndërtimi i një kinemaje për qytetarët që i mungon gjithë këto vite, ku as z.Frrokaj që mashtroi dhe kur ish-krytari z.Tusha, hajdut dhe përfaqësues i LSI-së, një bande e mirëfilltë hajdutash e shëmbi dhe e shndërroi në hotel për takime rozë dhe lokal të tij privat.5.Në qytetin e Lezhës do të ndërtojmë një muze ku do të pasqyrojmë gjithçka nga arti dhe kultura, sigurisht në mbështje të jashtëzakonshme të turizmit duke shtuar disa vende pune në këtë fushë .6.Bashkia Lezhë do të ndërtojë me çdo kusht Shtëpinë muze të Homerit shqiptarë At Gjergj Fishtës ku donatorët janë të shumtë në mënyrë që kjo vepër të realizohet, por bashkia dhe institucionet kanë qënë gjithmonë indiferent ndaj këtij kolosi të literaturës shqiptarë.7.Do të ngremë një grup pune profesional në arkeologji që Bashkia do ta mbështesë fuqimisht që të nxjerrë në dritë objektet që kanë mijëra vjet që janë të fshehura nën tokë dhe i përkasin kulturës së lashtë dhe qytetërimit tonë. Gjë që do të ketë një impakt të lartë në ekonominë e qytetit. Në çdo vit llogaritet të jenë mbi 2 milion euro të ardhura.PROGRAMI : TAKSA E LOKALEVEBashkia e Lezhës kthehet në gjobëvënës për lokalet që kanë një tavolinë jashtë në ambjente të hapura, qytet apo fshat , ku çmimi për një tavolinë jashtë është 10 deri 30 mijë lekë të reja, pra një lokal me 5 tavolina paguan 150 mijë lekë (të reja)në 6 muaj. Kjo ëshë një vjedhje e hapur ndaj biznesit . Kjo është vjedhje e pa moralshme, një gjobë kundër biznesit lezhjanë.Të dashur biznesmenë lezhjanë, ajo që garantoj unë si kryetar i bashkisë së ardhshme për vitin 2019 është:1.Eliminimi i kësaj gjobe ordineren ditën e parë të marrjes së mandatit të KRYETARIT TË BASHKISË LEZHË. 2. Ulja e taksës së bashkisë në nivelin 25% të tarifës aktuale brënda 6 mujorit të parë për çdo biznes në fshat apo qytet . 3, Trajnimi i personelit nga ana e bashkisë Lezhë me kosto zero disa profesione si: Kamarier, Banakier,Menaxher apo disa zanate të tjera duke krijuar kurse të veçanta nga bashkia në bashkëpunim me Bashkimin Europian ku çdo kosto do jetë e paguar nga bashkia.Gruppo Ndocaj me President Eduart Ndocaj. Viti 2000 ishte pikënisja e startimit të “Gruppo Ndocaj” me president Z.Eduart Ndocaj, një biznesmen i palodhur dhe një familjar shembullor. Sot mbushen 18 vite aktivitet në ndërtim e zhvillim në Milano e mbarë Italinë, gjë që i ka mundësuar krijimin e partneriteteve serioze me kompanitë dhe autoritetet më të rëndësishme në Itali. Bashkëpuntorët e “Gruppo Ndocaj” janë të shumtë në numër; mbi 20 mijë punëtorë kanë kaluar nga zyrat e “Gruppo Ndocaj” duke ju siguruar të ardhmen familjeve të tyre në Itali dhe në Shqipëri. Mbi 16 mijë shqiptarë kanë bërë dokumentat e tyre për lejëqëndrimi në Itali .Mbi 500 të vetëpunësuar të vegjël kanë bashkëpunuar dhe u është siguruar punë nga kompania jonë gjatë kësaj kohe. Z. Ndocaj i falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, duke i garantuar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me to edhe për të mirën e qytetit të Lezhës, dhe j’u uron të gjithëvë mbarësi familjare dhe mirënjohje.Që në vitin 1996, Z.Ndocaj jeton në Milano të Italisë deri me sot, ku ka krijuar një biznes të suksesshëm. Z.Eduart Ndocaj është i martuar prej 19 vitesh me Znj.Valentina dhe ka 3 femijë, 2 vajza dhe një djalë; përkatësisht Ilenia,Eda,Kevin.KUSH ËSHTË Z.EDUART NDOCAJ?Eduart Ndocaj ka lindur më 18 Shtator 1975 në fshatin Manati të qytetit të Lezhës. Në vitin 1981 deri në vitin 1989 ka mbaruar 8 vjeçaren në fshatin Manati të Lezhës. Në vitin 1985 deri në vitin 1990 ka përfunduar kursin e pikturës në shtëpinë e pionjerit në Lezhë. Në vitin 1990 ka konkuruar në shkollën e pikturës në qytetin e Shkodes, por si një djalë i një ish të persekutuari, pikturat e tij nuk u pranuan në provim. Në vitin 1990 filloi shkollën e mesme në gjimnazin e Lezhës deri ne fund të vitit 1992, pastaj ai e braktisi shkollën duke u larguar drejt Greqisë si emigrant. Në vitin 1994 deri në vitin 1996 mbaroi detyrimin ushtarak në Pashalimanin e Vlorës, ku u dallua si një ndër polumbarët më të mirë të ushtrisë shqiptarë. Në atë kohë mori pjesë në disa operacione shpëtimi dhe rekuperimi siç ishte tragjedia e Shkodrës, ku humben jetën disa qytetarë në liqenin e Shkodrës. Që në vitin 1996 jeton në Milano të Italisë deri me sot, ku ka kriuar nje biznes të suksesshëm . Në vitet 2007-2012, ka studiuar në shkollën teknike profesionale “Luca Paciola Noli” në Itali për Gjeometri.Në vitin 2012-2014, ka kryer praktikë-pune si gjeometër(në sistemin italian “Master”) në terren nëpër kantiere.Në vitet 2010-2011, ka kryer studime për “Strukturat metalike”, i nevojshëm për kualifikimet e vazhdueshme në sektorin e ndërtimit.Në vitet 2009-2010, ka kryer shkollën për zjarrfikës, emergjencat shëndetësore dhe respektimin e masave teknike.Në vitin 2008, merr nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Ekonomik në Itali, Çmimin të shoqëruar me medalje ari “ Italia che lavora”.Në vitin 2010, merr nga shoqata për të Drejtat e Njeriut “ IGFM ” çmimin për kontributin e dhënë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Itali.Me rastin e ‘99 vjetorit të Pavarësisë, ai merr “Mirënjohje” nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për kontributin e dhënë për emigracionin.Po ashtu vazhdimisht ka marrë shumë mirënjohje e tituj për angazhimin e tij në fushën sociale e politike.Në vitin 2008, Ministria Italiane e punës e dekoron me medalie të artë për një ndër 10-të bizneset më të suksesshme në Lombardi të Italisë “ Ndocaj Costruzione Srl z.Eduart Ndocaj”.Në vitin 2013, Kandidat i PS në Qarkun Lezhë.Në 2014,ai bashke me disa biznesmen shqiptare ne europe themelon Lëvizjen Politike në Diasporë “Fronti Demokristian Shqiptarë”.Në 2014, përmes një marrëveshje politike bëhet zv. Kryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare.Në nëntor të vitit 2015 u zgjodh deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe u zgjodh anëtar i përhershëm i komisioneve Parlamentare për “Veprimtari prodhuese” dhe “Integrimin”.Në vitin 2016 u ftua në Senatin Amerikan, ku pati takime të rëndësishme nga senator të ndryshëm për çështjen shqiptare, ku u dorëzua një dosje me 22 pika për problemet që pengojnë demokracinë në vënd. Është hera e parë në 25-së vitet e fundit, që një deputet që s’ka qënë kurrë kryetar i një partie politike, që s’ka qenë kurrë Kryeministër apo Ministër merr një ftesë kaq të rëndësishme për në SHBA. Ajo që bie në sy është fakti se Z.Ndocaj është ftuar në njëjtën kohë që Z.Rama do të vizitonte Washington-in. Duhet të theskojmë se Z. Ndocaj ka qenë kritikuesi më i madh i Ramës dhe vizita e tij duhet të ketë një shpjegim më të thellë politik.Po në vitin 2017, pati takime të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, në Teksas, ku u takua me Sekretarin e shtetit të Teksas-it ku j’u dha “Titulli i Nderi” të Teksas-it . Gjithashtu pati takime dhe me deputet të parlamentit të Teksas-it.Në vitin 2017, në New York, u pranua si anëtar nderi në Lidhjen e Shqiptarëve të Amerikës nga presidenti saj, ish senatori Zhozef DioGuatdi.Në vitin 2017 zgjidhet kryetar i “ Bashkimit Demokristian SHQIPTARË” “PBDKSH”Në vitin 2017, kandidat për deputet i qarkut të Lezhës nën siglen Demokristiane “PBDKSH”.Në cilësinë e Kryetarit të Frontit Demokristian Shqiptarë dhe të zv.Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare, ka bashkëpunuar me Forza Italia në zgjedhjet e fundit italiane 2016 për Parlamentin Europian.Ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë dhe demokristianët shqiptarë në takime të niveleve të larta të PPE (Partive Popullore Europiane” dhe të Parlamentit Europian.Ka marrë pjesë në dy ekspozita me piktorët e qarkut të Lezhës në vitin 2017-të.Në vitin 2017, Z.Eduart Ndocaj është iniciator i peticionit për të drejtën e votës së emigrantëve, ku padrejtësisht kjo e drejtë për 28 vite u mohohet mbi 2 milion shqiptarëve.Në vitin 2019 në Rome, pranë Akademisë Ajrore Italiane u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “SENATOR” nga “NORMAN ACADEMY” me qendër në Filadelfia (USA). Titulli i nderit j’u dorëzua ish-deputetit Ndocaj nga Z Giulio Tarro, President i kësaj akademie si dhe nga personalitete të tjera si; Dr.Cavaliere, Z.Vincenzo Cortese i cili mbart postin e Sekretarit Gjeneral të Akademisë dhe nga Gran Ceremoniale Duka Ricardo Giordano di Willemburg. Është në traditën e përvitshme të Akademisë që të japë çmime të ndryshme përsa i përket fushave të artit, humanizmit, shkencës,sportit, etj. Z.Eduart Ndocaj ishte përzgjedhur për meritat integruese në shoqërinë italiane dhe për kontributin e shumëfishtë si biznesmen-ndërtues dhe për ndihmën ndaj emigrantëve shqiptarë për t’i legalizuar dhe mirëintegruar përgjatë 22 viteve qendrimi në Itali. Duke marrë këtë titull të jashtëzakonshëm që j’u jepet personaliteteve me vlera heroike e të rëndësisë së veçantë, Z.Ndocaj falenderon të pranishmit personalisht dhe në emër të familjes tij. “ Ky nderim, – tha senatori më i ri Eduart Ndocaj, – Më jep një gëzim motivues për të shtuar dhee zgjeruar përpjekjet e mia në dobi të shoqërisë italiane dhe asaj shqiptare e kudo që të jetë nevoja për të kontribuar e sakrifikuar në vazhdimësi.” Ceremonia u mbyll me urimin që shembulli i Z.Eduart Ndocaj të stimulojë veprimtarinë e Akademisë edhe më tej.Së bashku do të realizojmë qytetin që DUAMVOTO EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019 www.pbdksh.al Www.eduartndocaj.al eduartndocaj@gmail.com.Cel.0696577785 Cel it.0039 339 338 9412JA KU I MARRIM PARAT PËR PREMTIMET .BASHKIA LEZHË ËSHTË NJË BASHKI QË PRODHON MBI 100 MILION EURO NË 4 VITE BASHKIA LEZHË SHPËRDORON KËTO TË ARDHURA.JA SI DHE SA JAN VJEDH NE CDO 4 VJEQARË BASHKISE DHE QYTETARËVE TE LEZGES. S T O P mos voto HAJDUDAT. 1. Mbi 1000 militant, më tepër të punësuar në bashki, duke shkelulur mbi ligjin dhe abuzuar me detyren veç për vota ,1000 puntorë x 500 mijë lekë të vjetra në muaj; shpenzim në 4 vite = £ 20.000.000.000 miliard lekë dëm ekonomik, ku mund të ishin përdorur për bujqësinë, për përmbytjet dhe kanalizimet, për shkollat që s’kanë ngrohje për femijët e lezhjanëve , per ilaçet e pensionistave që s’kanë mundësi t’i blejnë , për nxënësit ekselent që meritojnë vëmendjen e bashkisë, për bursat,për familjet në nevojë ku mungon buka.Pra janë perdorur nga kjo bashki e papërgjegjëshme dhe nga ky kryetar i paaftë për të menaxhuar bashkinë, dhuratë për militantet që dhuruan votën. 2) Taksa e plazhit Tale-Shëngjin dhe Rëra e Hedhur në 4 vite; Bashkia Lezhë merr mbi 5.000.000 milion euro , që në lekë janë 6 miliard lekë dhe nuk u dihet destinacioni ku janë harxhuar sepse asnjë investim s’ është bërë as në qytet as në fshat3) Taksat e biznesit lezhjan ku jan mbi 2850 biznese që paguajnë 1.000.000 mijë lek te vjetra në vit. 1.000.000x 2850 = 2.850.000.000miliard lekë për 4 vite = 11.400.000.000 miliard lekë. dhe asnjë qindarkë s’është harxhuar në dobi teë lezhjanëve.4 ) Buxheti i Lezhës është në 6.000.000.000 miliard lekë në vit në 4 vite janë = 24.000.000.00 miliard lekë dhe asnjë qindarkë s’është harxhuar në dobi të lezhjanëve.5) Ujësjellësi i Lezhës; janë të regjistruar 25.000 familje x nga 240.000 mijë lekë në vit për 4 vite rresht = 24.000.000.000 miliard lekë dhe asnjë qindarkë s’ është hargjuar ne dobi te lezhjaneve harxhuar në dobi të lezhjanëve.6) Hyrjet e taksës së ndërtimit në 4 vite është mbi 4.000.000.000 miliard lekë dhe asnjë qindarkë s’është harxhuar në dobi të lezhjanëve.7) Taksa e mbeturinave ; 30 mijë familje që j’u merret sistematikisht 16.000 mijë lekë në muaj për 12 muaj = £ 192.000 x 50.000 mijë familje x 4 vite = £23.000.000.000 miliard lekë dhe asnjë qindarkë s’është harxhuar në dobi të lezhjanëve.8 ) Taksa e tregut; në 4 vite 1 miliard lekë asnjë qindarkë s’është harxhuar në dobi të lezhjanëve.SHIFRA ËSHTË MARRAMENDËSE MIQ, TOTALI I LEKËVE QË BASHKIA KISHTE NË DISPOZICION NË 3 VITETOTALI LEKË 113.400.000.000 miliard lekë të vjetra dhe asnjë investim i dukshëm, ku mund të ishin përdorë për bujqësinë, për përmbytjet dhe kanalizimet, për shkollat që s’kanë ngrohje për femijët e lezhjanëve , per ilaçet e pensionistave që s’kanë mundësi t’i blejnë , për nxënësit ekselent që meritojnë vëmendjen e bashkisë, për bursat,për familjet në nevojë ku mungon buka.Pra janë perdorur nga kjo bashki e papërgjegjëshme dhe nga ky kryetar i paaftë për të menaxhuar bashkinë, dhuratë për militantet që dhuruan votën. MOS I VOTONI ! KJO ËSHTË MAFIA KOMUNISTE . MOS U SHISNI PËR NJË THES MIELL APO 5000 LEKË ! MOS J’UA SHISNI DINJITETIN TUAJ MAFIES DHE HAJDUTAVE . NJË MAKINË ME QERA KUSHTON 5000 MIJË LEKË NË DITË DHE NJË SHQIPTARË ME QERA KUSHTON 5000 LEKË NË 4 VITE. STOP!!!!VOTO EDUART NDOCAJ PER LEZHEN 2019&2023

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Sunday, 28 October 2018

Leave a Reply