Data e Çlirimit, ironizon Eduart Ndocaj: Shqipëria ende vazhdon të jetë e “pushtuar, pasi në qershor të 2013-s, vendi ynë u pushtua nga sekti i rilindjes duke imponuar një sistem politiko-kriminal në drejtimin e shtetit

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, ish deputeti Eduart Ndocaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, për të cilat ai mbajti një qëndrim të prerë duke e konsideruar qeverisjen e vendit mjaft të dështuar dhe problematike, pasi me politikat e saj po detyron qytetarët shqiptarë të largohen çdo ditë e më shumë nga vendi.

Gjithashtu, Ndocaj me sportivitetin e tij karakterizues, ka ironizuar dhe me datën e çlirimit të vendit, ku sipas “kaubojsit”, Shqipëria ende vazhdon të jetë e “pushtuar, pasi në qershor të 2013-s, vendi ynë u pushtua nga sekti i “rilindjes”, duke imponuar një sistem politiko-kriminal në drejtimin e shtetit.

Gjatë bashkëbisedimit, Ndocaj u shpreh se qeverisja e vendit është totalisht kriminale dhe e lidhur me krimin e organizuar , duke mos sjellë asgjë në dobi të qyetarëve, ndaj shtoi Ndocaj, kjo qeveri duhet përzënë sa më parë nga pushteti, pasi po krijon një kosto të madhe për qytetarët e vendit si dhe për fatet e integrimit të Shqipërisë.
Ndiqeni të plotë bisedën komentin e bërë në studion e televizionit Ora News: