Eduart Ndocaj: Largimi i Edi Ramës nga qeverisja e vendit, është akti patriotik që kërkohet prej secilit nga ne

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Largimi i Edi Ramës nga qeverisja e vendit, është akti patriotik që kërkohet prej secilit nga ne

By arberia on November 7, 2018. No Comments

Kriza e rëndë politike, institucionale dhe kushtetuese në të cilën është zhytur vendi, përpos pasojave në zvarritjen e proceseve demokratizuese dhe integruese, ka sjellë dhe disa fenomene negative që lidhen me perspektivën e Shqipërisë.
Shifrat alarmante të ikjes së shqiptarëve drejt vendeve të tjera, kryesisht të BE-së, apo dhe përtej Atlantikut, në SHBA, Kanada, Australi, janë një këmbanë që bie në veshin e atyre që duan ta dëgjojnë. Të publikuara së fundmi, këto statistika e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës së vendeve rë rajonit, ku të rinjtë duan të largohen sa më parë nga vendi i tyre në drejtim të gjetjes së mundësive të reja.
Politikat e ndjekuara për punësmin e tyre, përtej retorikës dhe propagandës së mbushur me klishe dhe populizma, kanë qenë dhe mbeten një dështim real i qeverisjeve të ndryshme.
Mungesa e perspektivës, zymtësia në të cilën kridhen të rinjtë shqiptarë, të cilët ekspozohen përballë papunësisë në rritje, mungesës së politikave të qëndrueshme që nuk japin garancitë e duhuara për vlerësimin real të krahut të punës, apo dhe agresiviteti dhe konfliktualiteti politik që prodhon debat të vazhdueshëm jo në dobi të stabilitetit, padyshim janë indikatorë të nxitjes së të rinjve për t’u larguar nga vendi.
Nuk ka dyshim, që indikatori dhe shtysa kryesore që imponon fluksin në rritje të largimit të të rinjve është zhytja e vendit në një situatë të rëndë ekonomike, dhe uzurpimi i vendit nga kthetrat e një dore me lidhje të fuqishme kriminale. Qeverisja e vendit, nuk ofron perspektiva punësimi, por përkundrazi, ka zëvëndësuar platformat ekonomike me parcelat e kanabizimit, duke dhënë shembullin më negativ të implementimit të një sistemi që bazohet në ekonominë kriminale.
Rama, kurrë nuk i ka dashur të rinjtë, pasi atyre u ka servirur hashashin si vlerë morale. Politikat e kësaj qeverie ndaj shtresës më esenciale të shoqërisë, të rinjve, janë të atilla që po i detyrojnë të dëbohen nga vendi i tyre. Rama, dhe “rilindja” gjithnjë i kanë keqpërdorur të rinjtë, duke i trajtuar si etiketë elektorale, por asnjëherë, si kontigjent efektiv, me të cilët mund të shtrohet traseja e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratës europianizuese.
PBDKSH-ja, si forcë politike që bazohet në vlerat morale të familjes, shoqërisë dhe të kombit, apelon të rinjtë shqiptarë, të cilët me të drejtë, duan të ikin sa më parë nga Shqipëria, pasi vendi i tyre i dashur u ka vrarë ëndrrën, të mblidhen dhe përmes energjive të moshës të japin shembullin e një rezistencë epike, duke sfiduar qeverisjen më antikombëtare në historinë pluraliste deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe nxjerrjen e tij para drejtësië si personin përgjegjës për kriminalizimin dhe kanabizimin e vendit, komponentë këta që kanë vrarë ëndrrën e të rinjve shqiptarë për të jetuar në vendin e tyre.
Bashkërisht, mundemi dhe duhet ta bëjmë sa më parë largimin e Edi Ramës nga qeverisja e vendit, pasi ky është akti patriotik që kërkohet prej secilit nga ne.

 

Leave a Reply