Eduart Ndocaj, prezanton programin e tij ambicioz dhe të mirëstudiuar për zgjedhjet e ardhshme vendore: Lezha, përmes ritmeve ekonomike dhe vizionit zhvillimor do të jetë një bashki e modelit europian

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj, prezanton programin e tij ambicioz dhe të mirëstudiuar për zgjedhjet e ardhshme vendore: Lezha, përmes ritmeve ekonomike dhe vizionit zhvillimor do të jetë një bashki e modelit europian

By arberia on November 9, 2018. No Comments

Nëse një parti nuk ka një program atëherë të mos presë as vota.
Me këtë ide po nis “fushatën” edhe partia e kryesuar nga Eduart Ndocaj.
Nuk ka nevoj të thuhet emri i partisë kur flasim për një personazh si z.Ndocaj i cili ka simpatinë e shumë shqiptarëve jo vetëm të Lezhjanëve.
Gjithsesi programi i tij është i pasur me shumë lehtësira sociale, të cilat në ditët e sotme, madje që kur z.Frroku ka ardhur në krye të Lezhës, kësaj Bashkie i kanë munguar.
Mjafton të shohim shifrat më poshtë për të kuptuar talljen që u bëhet njerëzve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar.
Në cilin shtet social, largohet nga skema e ndihmës ekonomike familja me zero të ardhura?
Në cilin shtet social mungojnë bonuset e qerasë?
Në cilin shtet social llogaritet edhe tualeti kur aplikon për ndihmë ekonomike?

Pas gjith këtyre pyetjeve që marrin vetëm përgjigjen “Në Shqipëri, pikërisht në Lezhë”, po tregojmë programin që z.Ndocaj ka përgatitur për këtë Bashki.

1. Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm do ndërtojmë skema për rimbursim të ilaçeve 100%
2. Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë asnjeri të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brenda dy viteve të para të mandatit tim te financuara nga programi BASHKIMIT EUROPIAN.
3. Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi Bashkia Lezhë do japë 5000 lekë të reja në muaj , dhe rimbursim te ilaqeve 100%.
4. Për çdo çift të ri bashkia I mundëson pagesën e 50% të qerasë dhe rimbuesim te energjise ekektrike 100%.
5. Per çdo lindje të fëmijës së parë bashkia do të japë 100.000 lek shpërblim dhe 12 muajt e parë të çerdhes falas.
6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh te reja dhe 12 muaj çerdhen falas.
7. Çdo familje që s’ka të punësuar asnje antare te families, bashkia do u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur nje tarifë fikse asistence 30 mije leke te reja në muaj.
8. Bashkia Lezhë do paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë dhe punsim te menjehereshem ne perfundim te shkolles .
9. Bashkia Lezhë do të paguajë 100.000 lekë të reja shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në shenjë mirënjohje nga qyteti.
10. Çdo familje në fshat që s’ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin mjellje dhe korrjen e tokës .
11. Do ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave dhe pensionistet do jetë falas.
VOTONI EDUART NDOCAJ ME 30 QESHOR e JO HAJDUTET QE SJELLIN PD APO PS NE LEZHE NGA TIRANA PER T’IU MASHTRUAR.

VOTO EDUART NDOCAJ PER BASHKINE 2019.Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

 

Leave a Reply